Si ishte, si do bëhet/ Veliaj poston fotot nga shkolla e re ’17 Shkurti’ në Qesarakë

08/07/2021 11:30

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar disa foto nga fillimi i punës për rindërtimin e shkollës së re “17 Shkurti” në Qesarakë të Vjetër.

Shkolla e re do të ketë kushte më të mira dhe bashkëkohore për nxënësit.

“Më e fortë e më e madhe! Nisëm punimet për rindërtimin e shkollës së re ‘17 Shkurti’, Qesarakë e Vjetër. Godina e re 📚 do të ofrojë kushte më të mira për nxënësit”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Top Channel