Gareth Bale surprizon sërish. Uellsiani duket se është gati ti japë lamtumirën futbollit pas një viti me Realin e Madridit, por më pas, dëshiron të luajë më përfqësuesen e vendit të tij në Botërorin e Katar-it. Pas eleminimit nga Danimarka me Uellsin në Euro 2020, Bale ju përgjigj edhe ndonjë pyetje provokuese.

Kur një gazetar e pyeti nëse ajo ishte ndeshja e tij e fundit me kombëtaren, lojtari që sapo ishte kthyer te Reali i Madridit nga huazimi te Tottenham, u cua duke u larguar. Tifozët uellsianë e kritikuan për atë gjest edhe pse nuk morrën një përgjigje dhe nuk dinin se si ta interpretonin atë largim. Për këtë arsye bale ka dhënë një intervistë për mediat e vendit të tij duke shpjeguar cfarë ndodhi.

“Njerëzit bëjnë pyetje idiote. Natyrisht që unë dashuroj faktin që luaj për Uellsin, dhe dua të vazhdoj ta bëj. Do të luaj me kombëtaren deri sa të pushoj së luajturi futboll”.

Deri këtu gjithcka është në rregull, edhe pasi uellsi mund t’ja dalë të kualifikohet për Botërorin e Katar në 2022 pas plot 64 vjetësh mungesë në këtë kompeticion. Gjithsesi më e bukura vjen më pas. Sipas informacioneve që ka mbledhur “Mirror”, bale ju ka thënë miqve dhe familjes se dëshiron të varë këpucët në gozhdë me fanellën e Realit të Madridit.

Pas viteve të fundit problematikë për të, është e vështirë të imagjinosh një rinovim edhe për një tjetër sezon. Kontrata e tij skadon në qershor 2022, të njëjtin vit me botërorin, por problemi është se Kupa e Botës duke qenë se luhet në një vend me temperatura shumë të larta si Katari, do të nisë në muajin nëntor.

Mbetet parë se cfarë do të bëjë Bale nga qershori deri në nëtor 2022 nëse në verë do ti ketë dhënë lamtumirën futbollit me klubet. “Uells, Golf e Madrid ishte një parrullë e tij që gjeneroi jo pak polemika pak kohë më parë, por tani në këtë aspekt me sa duket radha ndryshon, pasi i pari e ka radhën Reali.

Top Channel