SHBA, 375 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

08/07/2021 01:54

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 605.942, prej të cilëve 375 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 33.748.886, me 25.063 raste në 24 orët e fundit. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,82 milionë raste të konfirmuara dhe 63.722 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 182,7 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 157,6 milionë dozën e dytë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA