Parlamenti voton kreun e AMA/ Armela Krasniqi u zgjodh me 83 vota. BE kërkoi shtyrjen për në shtator

07/07/2021 19:38

Armela Krasniqi me profesion gazetare do të jetë kryetarja e Autoritetet të Mediave Audiovizive.

Para se të merrnin pushimet deputetët votuan me 83 vota pro drejtuesen e re të insitucionit rregullator të mediave audivizive. Në garë për mandatin 5-vjeçar në krye të AMA-s ishin dy kandidate zonja, Armela Krasniqi dhe Alketa Dibra.

Drejtoresha e re e AMA-s ka një karrierë të gjatë në fushën e medias si gazetare dhe moderatore emisionesh.
Profesionin si reportere ajo e nisi në Shijak TV, për të vijuar më pas në Televizionin Shqiptar dhe më vonë si Drejtore e Drejtorisë së Aktualitetit në RTSH.

Armela Krasniqi është zgjedhur përmes votimit të fshehtë nga 32 agjensi europiane të lajmeve për të qenë në bordin drejtues të Agjensive Europiane të Lajmeve, ndërsa mban edhe postin e Presidentes së Aleancës Ballkanike dhe Juglindore të lajmeve.

Aktualisht Armela Krasniqi është drejtoreshë e agjencisë telegrafike shqiptare ndërsa më herët ka mbajtur postin e zëdhënëses se Partisë Socialiste, arsye për të cilën sulmohet nga Partia Demokratike.

Mazhoranca nuk u tërhoq nga votimi edhe pse delegacioni i BE-së si dhe prezenca e OSBE-së në Tiranë i kërkuan Parlamentit që të shtynte për në vjeshtën zgjedhjen e kreut te ri të AMA-s në mënyrë që procesi të konsensual dhe të kishte legjitimitet te pranuar gjerësisht.

Partia Demokratike përmes kryetarit të saj Lulzim Basha kundërshtoi zgjedhjen. Kryetari demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama se bëri të kundërtën e saj që kërkuan BE dhe OSBE duke treguar harbutëri në në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Top Channel