Në dosjen e siguruar nga Top Channel, Fatos Tushe del në përgjime me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes.

Blliku: Përshëndetje kryetar jam Ismail Blliku kemi biseduar bashkë kam ulur një palë shtëpi, por më ka ardhur Fatos Lulo dhe më ka pezulluar punimet.

Tushe: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajt.

Blliku: Dakord, dakord.

Fatos Tushe: Hajt.

Në raportet e vëzhgimit, në fshatin Shegas në Lushnje po ndërtohet një objekt dy katesh, i cili dyshohet të jetë shtëpia për të cilën po komunikonin Tushe dhe Blliku.

Top Channel