Operacioni kundër lojërave të fatit në vend/ Vlorë, arrestohen 6 persona, nën hetim 2

08/07/2021 10:10

Gjatë operacionit të policisë për goditjen e rasteve të lojërave të fatit ne vend në Vlorë janë arrestuar 6 persona dhe janë vënë nën hetim 2 të tjerë.

Të arrestuarit janë E.M., 30 vjeç, K.D., 33 vjeç, O.Gj., 25 vjeç, J. Z., 26 vjeç, M.T., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç. Ndërsa nën hetim u vunë  H. M., 35 vjeç dhe Xh. LL., 38 vjeç.

Vlorë

Vijojnë kontrollet në zbatim të planit masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Mashtrimi kompjuterik”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariateve në varësi të saj, në kuadër të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të personave që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, kanë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E.M., 30 vjeç, K.D., 33 vjeç, O.Gj., 25 vjeç, J. Z., 26 vjeç, M.T., 25 vjeç dhe R. H., 24 vjeç.

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

– H. M., 35 vjeç dhe Xh. LL., 38 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar sende të ndryshme që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel