Aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit, ‘Gjysmëfinalja’ çon në pranga 5 persona në Shkodër, nën hetim 6 të tjerë

08/07/2021 11:15
Foto ilustruese

Janë evidentuar dhe goditur 11 raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit në Shkodër dhe në kuadër të këtij operacioni, të koduar ‘Gjysmëfinalja”, janë vënë nën pranga 5 persona dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë.

Të akuzuar për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, janë vënë nën pranga shtetasit: .N. P., 53 vjeç, M. F., 34 vjeç, S. P., 33 vjeç, I. T. 51 vjeç dhe A. D. 31 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F. L., 21 vjeç dhe T. C., 66 vjeç, banues në Malësi të Madhe; L. K., 57 vjeç, N. D., 64 vjeç, D. D., 23 vjeç, E. N., 30 vjeç banues në Shkodër.

Operacioni vijon për evidentimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel