Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur një proces gjyqësor kundër gjigantëve të teknologjisë Google, Twitter dhe Facebook, duke pretenduar se është viktimë e censurës.

Procesi gjyqësor përfshin dhe CEO-t e tre kompanive.
Llogaritë e Trump në rrjetet sociale u pezulluan në janar për shkak të shqetësimeve të sigurisë publike pas trazirave në Capitolit, të udhëhequr nga mbështetësit e tij.

Të Mërkurën, Trump e quajti gjyqin “një zhvillim shumë të bukur për lirinë tonë të fjalës”.
Në një konferencë shtypi nga vendpushimi i tij i golfit në Bedminster, New Jersey, Trump sulmoi kompanitë e mediave sociale, të cilët ai i akuzoi për mbështetjen e dezinformimit.

Padia kërkon një urdhër gjykate për t’i dhënë fund censurës së pretenduar. Ish-Presidenti tha se nëse ata mund të ndalojnë një President, “mund ta bëjnë me këdo tjetër”.
Asnjë nga kompanitë e teknologjisë të përmendura nuk i është përgjigjur padisë, e cila iu paraqit një gjykate federale në Florida.

Sipas Twitter, cicërimat që çuan në ndalimin e Trump për “glorifikim të dhunës” ishin nga 8 janari, dy ditë pas trazirave në kryeqytetin e vendit. Trazirat pasuan pretendimet e tij të përsëritura, pa prova, se zgjedhjet ishin manipuluar në favor të Joe Biden.

Procesi gjyqësor është kritikuar nga ekspertët ligjorë, të cilët theksuan zakonin e Trump për të lëshuar procese gjyqësore për vëmendjen e medias, por jo për të mbrojtur pretendimet në gjykatë. Argumenti i tij i shkeljes së fjalës së lirë është vënë në dyshim edhe nga analistët, pasi kompanitë që ai akuzon kanë përcaktojnë ndalime të tilla në faqet e tyre.

Top Channel