Marrëveshja për Skavicën, Kim: E bën Shqipërinë eksportuese në rajon

07/07/2021 22:22

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes për Skavicën mes kompanisë amerikane Bechtel dhe KESH.

Kimk rendit disa arsye se pse kjo marrëveshje është mjaft e rëndësishme ku do të fuqizojë Shqipërinë në pozicionin e saj si eksportuese e energjisë në rajon dhe do të fuqizojë ekonominë e saj.

“Marrëveshja me hidrocentralin Skavica është domethënëse për shumë arsye: shënon një përparim të ri në biznes mes SHBA-së dhe Shqipërisë; do të rrisë furnizimin me energji për ekonominë në rritje të Shqipërisë; dhe pozicionin e Shqipërisë për të qenë një eksportues neto i furnizimit me energji, diversifikimit dhe sigurisë në rajon”, shkruan Kim

Dy ditë më parë u nënshkrua kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës. Ky HEC-i do të ndikojë në përmirësimin e situatës së përmbytjeve gjatë dimrit në zonën e nën Shkodrës dhe do të luajë një rol të rëndësishëm edhe për hidrocentralet e tjera ekzistuese në kaskadën e Drinit.

Top Channel