Foto ilustruese

Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë së Durrësit, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

U vu nën pranga një 36-vjeçar, administrator i një lokali, të cilit gjatë kontrollit në telefonin e tij celular u gjetën disa foto të lotove të sportit.

Po ashtu, u arrestua një 27-vjeçar, pronar i një lokali në Durrës, pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariateve në vartësi të saj, në kuadër të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të personave që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, kanë ushtruar kontrolle në ambiente e lokale të ndryshme si rezultat i të cilëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. M., 36 vjeç, banues në Durrës, administrator i një lokali në lagjen nr.17, Durrës, gjatë kontrollit në telefonin e tij celular u gjetën disa foto të lotove të sportit. Xh. P., 27 vjeç, banues në Durrës, pronar i një lokali në lagjen nr 17, Durrës, pasi dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel