63 vjecarja Sharon Stone, shijon romancën me reperin 25 vjecar, me dhëmbë floriri (fotot)

07/07/2021 21:19

Sharon Stone duket se ka një të dashur ‘të ri’, me kuptimin e plotë të fjalës.

Aktorja 63-vjeçare e trilerit erotik ‘Basic Instinct’ raportohet se shoqërohet prej disa muajsh me reperin 25-vjeçar RMR.

Dyshja raportohet se kanë qenë së bashku për pushime dhe janë shfaqur në bare si Delilah e The Highlight Room në Los Angeles, edhe pse zyrtarisht nuk pranojnë të komentojnë mbi çështjen.

Në një prej fotove të shpërndara në Instagram reperi i hedh gruas dorën në qafë ndërsa në një tjetër, Stone mban veshur nje nga maskat e famshme të fytyrës së reperit.

Megjithse Stone është disa dekada më e vjetër se RMR, burimet thonë se reperi beson se lidhja e tij është “moderne e interesante”.

“Ata po e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit. Janë të dy në një frekuencë dhe miqësia e tyre është unike”, tha burimi për rrjetin Page Six.

RMR – emri i vërtetë i të cilit nuk njihet publikisht – mban gjithmonë maska skiatorësh në fytyrë për videot e tij.

Këngëtari nga Atlanta që tashmë jeton në Los Angeles u bë i famshëm me hitin ‘Rascal’ në vitin 2020 dhe pas kontratës me Warner Records publikoi albumin e tij ‘Drug Dealing’.

Ndërsa Sharon është një nga fytyrat më të njohura në botë pas gati 40 vitesh në “show-business”.

Jeta e saj romantike ka qenë gjithashtu në vemendje pasi ka qenë e martuar ne redaktorin e shtypit Phil Bronstein për gjashtë vjet, me të cilin u divorcua në 2004.

Ajo ka qenë e martuar në Michael Greenburg (1984 – 1987) dhe e fejuar me Bob Wagner nga 1994 deri në 1995.

Protagonistja e filmit ‘Casino’ është shoqëruar gjithashtu me këngëtarin Dwight Yoakam, producentin William MacDonald, producentin Barry Josephson, modelin Martin Mica, aktorin David DeLuise dhe manjatin e pronave Angelo Boffa.

FOTO GALERI
1/7
Aktorja 63-vjeçare e trilerit erotik ‘Basic Instinct’ raportohet se shoqërohet prej disa muajsh me reperin 25-vjeçar RMR.

Top Channel