Festival i filmit të shkurtër/ Organizohet në Korçë me 31 pjesëmarrës nga e gjithë bota

08/07/2021 12:08

Është rikthyer ne Korçë Festivali i Filmit të Shkurtër.

31 filma nga vende te ndryshme te botës konkurrojnë ne 4 kategori dhe do te shfaqen per 4 dite radhazi duke sjelle një larmi filmash te shkurtër dhe duke krijuar një hapësire per shkëmbimin e eksperiencës artistike dhe kulturore.

Për shkak te pandemisë vitin e kaluar ‘KOSH FILM FEST’ u zhvillua virtualisht, ndërsa ketë vit rikthehet me filmat artistike, filmat e animuar dhe dokumentaret.

Top Channel