Trupi gjykues i KPK, me në krye Xhensila Pinen, në përfundim të procesit të rivlerësimit ka vendosur shkarkimin nga detyra për gjyqtaren e Apelit, Zegjine Sollaku.

KPK ka vendosur të shkarkojë nga detyra gjyqtaren Sollaku, ndërsa kjo e fundit nuk ishte e pranishme në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën 7 milionë lekë.

Zegjine Sollaku ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, Sollaku ka ushtruar funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.

Top Channel