“Policia e Shtetit, gardiane e këtij vendi”/ Rama: Prishni çdo ndërtesë që konstatoni pa leje në vijën bregdetare

08/07/2021 10:50

Duke folur për prioritet e Policisë së Shtetit, në mbledhjen që po zhvillon sot me përfaqësuesit e këtij institucioni, Kryeministri Rama tha se ndërtimet pa leje në zonat turistike e të mbrojtura bëhet në sy të policëve!

Rama tha se duhet të godasin pa mëshirë dhe se një ndër objektivat kryesorë ku është e angazhuar policia është edhe operacioni i prishjes së ndërtimeve pa leje, që tashmë është ndërprerë për shkak të sezonit turistik dhe do të rinis sërish shtator.

Rama theksoi, se çdo ndërtesë pa leje në vijën bregdetare duhet të shembet, e përgjegjësia për këtë sipas tij, është e Policisë së Shtetit.

Sipas Ramës, prioriteti i dytë i policisë së shtetit është kontrolli i plotë i territorit, për mbrojtjen e pronës publike dhe mjedisit.

Kryeministri thotë se kodi penal parashikon se pas çdo ndërtimi pa leje ka një përgjegjësi penale dhe personat të cilët kryejnë këto vepra penale duhet të shkojnë në burg!

Një pjesë nga fjala e Kryeministrit Rama: 

Ndërtimet ma leje në zona turistike të mbrojtura natyrore, arkeologjike. Është e frikshme që strukturat e policisë të shpenzojnë energji kilometra kohë për të shkuar dhe për tu futur në telashe dhe në ndjekje penale fshatarë që rregullojnë havllitë dhe me miratimin e tyre.

Bëhen ndërtime pa leje brenda vijës së verdhë të bashkive, hidhet beton, çfarë bën policia e shtetit në ato kuadrata që janë të ndara qartësisht mes komisariateve, kthen sytë nga ana tjetër. Këtu nuk flitet për skena krimi ku në pak sekonda del një armë dhe ata që gjuajnë ikin me motor, këtu flitet për skena krimi aktive me orë me ditë me javë me netë të tëra, është krim i përcaktuar si i tillë në kod penal të ndërtosh pa leje.

Është si çdo krim tjetër madje me dënime shumë të rënda, këto skena krimi zhvillohen në sy të policëve që kanë detyrim ligjor të veprojnë menjëherë. Kësaj mund ti vëmë emrin korrupsion, bashkish neveri, shëmti. Problematike është mosnjohja dhe mosinformimi permanent me ligjin normal, parimet ligjore nga policia e shtetit. Ligjin duhet ta njohë çdo punonjës policie.

Prioritet me numra, prioriteti numër 1 raporti me qytetarin që kërkon që patrullat forcat shqiponja ajo kufitare të hyjnë në një proces shkundjeje shumë të fortë dhe lëvizje domethënëse brenda përbrenda për të promovuar oficerë policie si ju vetë që jeni promovuar dhe për të garantuar që marrëdhënia me qytetarin të jetë A-ZH.

Prioriteti i dytë i policisë së shtetit është kontrolli i plotë i territorit, për mbrojtjen e pronës publike dhe mjedisit. Nuk mund të zhvillohen veprimtari të paligjshme mbi trupin e Shqipërisë. Policia e Shtetit është gardiane për pacenueshmërisë të këtij vendit, që siç thotë Vaso Pasho burrat e vendit e thërrisnin zonjë. Këtë zonjë është policia e shtetit që duhet ta mbrojë nga çdo cenim i bukurive të saj, nga çdo puçërr me qelb që ja nxjerrin në trup bashkëpunuesit dhe policia e shtetit. Janë vepra që bëhen në bashkëpunim këto dhe këtu të gjithë ju do të godisni pa asnjë mëshirë
Operacioni i nisur dhe ndërprerë përkohësisht duhet të jetë një operacion përmemante për shembjen e ndërtimeve pa leje, në gjithë zonën bregdetare dhe ato sensitive të vendit.

E kam shprehur si shqetësim edhe me ministrin , leximi i vëmendshëm i kodit penal thotë se pas çdo ndërtimi pa leje ka një përgjegjësi penale, nuk ka rëndësi nëse ndërtimi u kap tani apo u kap nesër, nuk ka rëndësi, nuk mund të shkohet në territorin e bregdetit të konsumohet gjithë ajo energji dhe kohë dhe në fund fare kostot ti marrë shteti dhe populli, edhe për të pastruar inertet. Pas çdo ndërtimi pa leje, ka persona që kodi penal thotë se duhet të shkojnë në burg. Një zinxhir i tërë madje, kodi penal thotë jo iniciatorët, jo pronarët e firmave zbatuese por çdo person i përfshirë në ndërtim pa leje është subjekt i ligjit. Nuk mund të thuash që unë jam thjesht inxhinier dhe nuk e di a ka apo jo leje. Leximi mirë i gjithë këtyre ndryshimeve që janë bërë dhe zbatimi pa asnjë tolerancë i ligjit është një prioritet i gjithë drejtuesve të rinj të policisë.

Prioriteti numër tre është standardi unik, nuk mund të ketë dy standarde për të njëjtin ligj. Nga policia e shtetit duhet të mësojnë të gjithë që kjo gjësë është e detyrueshme dhe e mundur.

Ca domethënë që 28 mijë metra katrorë nuk u kontrolluakan metër për metër për të gjitha abuzimet që bëhen haptazi. Unë jam me ju për uljen e shifrave të kriminalitetit. Po të ishte e mundur që të zhdukej, dhe mos kishte më vrasje e plagosje do e kishin bërë të tjerët. Në këtë pikë jam me ju. Në pikën e kontrollit mbi territorin të veprimtarive që bëhen haptazi, më vjen keq por jam kundër kujtdo që e justifikon këtë. Kjo është e turpshme.

Top Channel