Anglia është më pranë finales pasi ka shënuar golin e dytë me kapitenin Harry Kane. Ne fundin e shtesës së parë Kane çoi shifrat 2-1 për Anglinë.

Pas përfundimit të kohës së rregullt me rezultatin 1-1, në 15 minutat e shtesës së parë Anglia u shfaq më kërkuese përballë një Danimarke që mbrohej mirë. Në fund të shtesës së parë Sterling depërton në zonë dhe arrin të fitojë penallti që u mor përsipër nga kapiteni Kane.

Kane u ndal fillimisht nga portieri i Danimarkës, por fati desh që topi t’i kthehej sërish tek këmbët ku me portën e boshatisur çon shifrat në 2-1. Tashmë Danimarka ka 15 minutat e shtesës së dytë për të reaguar.

Top Channel