Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: Ka ende shumë punë për të bërë

08/07/2021 03:36

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit të sotëm me delegacionet negociuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se ka pasur diskutime të gjëra mbi marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Ne të gjithë ramë dakord se ka ende shumë punë për të bërë dhe ne do të vazhdojmë”, ka shkruar Lajçak. Diplomati sllovak dje është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi në Bruksel. Lajçak ka theksuar se nuk ka asgjë teknike në dialog.

Ndryshe, bisedimet e sotme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, më 15 qershor.

Top Channel