Zbardhen emrat, kush janë të arrestuarit për lojërat e fatit, iu vunë prangat gjatë ndeshjes

08/07/2021 13:24
Foto ilustruese

35 persona janë arrestuar gjatë operacioni të koduar “Gjysmëfinalja”, i zhvilluar në 12 qarqe të vendit mbrëmë gjatë kohës që luhej Angli-Danimarkë.

1100 forca policore u angazhuan në operacion për të arrestuar 19 persona në Tiranë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, 2 në Durrës, 1 në Bulqizë, 1 në Fier, 1 në Korçë.

18 persona të tjerë janë vënë nën hetim. Në të gjithë vendin janë kontrolluar 656 ambiente në të cilat dyshohej se mund të ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, kryesisht në fushën e basteve. Dhjetëra pajisje janë sekuestruar përfshi kompjuterë dhe tavolina pokeri etj.

Operacioni kombëtar i koduar “Gjysmëfinalja”, kundër lojërave te paligjshme te fatit.

– Tiranë: Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja” nga DVP Tiranë dhe Komisariateve në varësi u bë arrestimi në flagrancë i 19 shtetasve konkretisht: Arben Shahu, Arnaldo Zenelaj, Skënder Mejdani, Amarildo Duka, Daniel Latifaj, Bruno Lico, Sinan Murati, Enea Çarçani, Miklovan Saka, Indrit Lika, Muhamed Xhafa, Gentian Garuja, Altin Forgali, Gramoz Dragjoshi, Ardian Qosja, Hysni Masha, Besarb Hykollari, Luan Billa dhe Ferdinant Hysenbelliu.

– Vlorë: Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Erjon Meminaj, Klejdi Dulaj, Orli Gjyzeli, Jon Zotaj, Marjo Tairaj dhe Romeo Haderi, .

– Shkodër: Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjysmëfinalja”, u arrestuan nw flagrancw shtetasit: Nikolin Paja, Muharrem Firi, Silvano Peraj, Ilir Toska dhe Arnes Demolli.

– Durrës: Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Xhulio Preçi dhe Briand Muça, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

– Fier: Në kuadër të operacionit “Gjysëmfinalja” në qarkun Fier u arrestua shtetasi Klaudio Çela .

– Bulqizë: Në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestua në flagrancë shtetasi Izet Përkoxha, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit

-Qarku Korçë, në kuadër të operacionit “Gjysmëfinalja”, u arrestua në flagrancë shtetasi Renaldi Berberi.

Top Channel