“Për’puthen”, mbi 574 mln klikime/ Një ndër fjalët më të kërkuara në YouTube, renditet në vend të 12 në botë

07/07/2021 19:52

Fenomeni televiziv Perputhen që nisi transmetimin në shtator të vitit të kaluar në ekranin e Top Channel ka kaluar çdo pritshmëri të mundshme.
Nga shtatori deri më tani videot e emisionit numërojnë 574,286,726 shikime, në kanalin e Top Channel në Youtube.

Formati që ishte një risi për publikun shqiptar u ndoq nga suksese të një pasnjëshme duke mbajtur para ekranit me miliona shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Ishte përputhen rinore ajo e cila në fillim theu çdo rekord audience dhe më pas autorja Olsa Muhameti solli edhe Përputhen +40 një format ky që theu tabutë , për të treguar se dashuria nuk njeh moshë.

Episodet dhe puntatat e plota janë parë e riparë aq herë nga publiku sa në rang global Përputhen renditet si një ndër të fjalët më të kërkuara në youtube në vend të 12.

Vetëm para pak kohësh Përputhen mbylli turin e audicioneve në qytetet kryesore në Shqipëri, Kosovë Maqedoni dhe Malin e Zi .

Në turet e zhvilluara ishin të shumtë qytetarët që kane pritur me entuziasëm dhe parë nga afër perzonazhet e tyre të preferuar televiziv

Autorja e programit premton se shtatorin që po vjen sezoni i ri Përputhen do të jetë akoma edhe më emocionues dhe plot surpriza, si gjithmonë vetëm në ekranin e Top Channel.

Top Channel