E premte, 19 Mars 2021
20:01
Teatri i Durrësit fiton çmimin e publikut në Festivalin Mbarëkombëtar të teatrit ”Moisiu On”.

Festivali me një emër kaq domethënës shënoi edicionin e tij të parë, që. bëri bashkë 21 trupa teatrore duke përfshirë teatrot ku flitet shqip.

19:56
FOTO-LAJM/ Pa maska dhe me të kuqe, kandidati i PD Ivi Kaso dhe Eno Bozdo kapen mat duke shkelur rregullat

Ndonëse njëri jurist dhe tjetri ish nënkryetar Bashkie, dy përfaqësuesit e lartë të PD Ivi Kaso dhe Eno Bozdo nuk duan që t’ia dinë për ligj.

19:52
A do ndryshojë ora policore? Baret dhe restorantet në vështirësi. Presin vendimin e datës 24 mars

Me mbylljen e bareve dhe restoranteve në orën 20:00 kjo kategori mori një goditje të madhe ekonomike ku një pjesë e mire e tyre kanë vendosur të mbyllin bizneset duke e parë më të arsyeshme këtë hap e jo vijimin e tij në kushte tepër të vështira.

19:48
Skaner-mania në pandemi/ Rrezikojnë shëndetin duke u mbingarkuar me rreze

Ndodhem në një aparaturë skanimi, dhe jo pa qëllim. Përgjatë një viti pandemie, në luftë më Covid-19-tën, mjekë radiologë konstatojnë, se ka persona të cilët I ka mbërthyer një lloj manie me skanerin, ose skanermania.

19:41
Rrezikojnë jetën, i shmangen spitalit/ Banorët e zonave rurale pranë Tiranës qëndrojnë në shtëpi të sëmurë

Numri i lartë i humbjeve të jetëve çdo 24 në spitalet Covid ka rritur dyshimet e qytetarëve të prekur për të shkuar për të marrë trajtim spitalor.

19:37
Mësuesit, më pak frikë nga vaksina/ Shtohet numri i personave që pranojnë të marrin AstraZeneca

Pas verifikimeve nga agjencia europiane e barnave kundrejt Astrazenecas dhe rezultatit që kjo vaksinë është e sigurt mësuesit sot janë më të qetë dhe më të bindur për t’u vaksinuar.

19:29
Vdes presidenti mohues i koronavirusit, zëvendësja bëhet liderja e re e Tanzanisë (fotot)

Të mërkurën ajo i dha vendit lajmin e papritur se presidenti John Magufuli kishte vdekur ndërsa sot zv. presidentja Samia Suluhu Hassan mori vendin e kreut të shtetit.

19:14
“Blackout” në të gjithë botën/ Rikthehen Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Për gati një orë rrjetet më të përdorura sociale në botë ranë të gjitha.

19:08
Mes acarimeve, Rusia propozon bisedime publike me SHBA për të ruajtur marrëdhëniet

Kremlini tha të Premten se oferta e Presidentit Vladimir Putin për të folur në telefon me Presidentin e SHBA Joe Biden kishte për qëllim të parandalonte një keqësim të plotë të marrëdhënieve, pas komenteve të zotit Biden se udhëheqësi rus është një vrasës.

18:44
Çfarë po ndodh? Bie Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook nuk punojnë prej disa minutash në mbarë botën.

18:34
“Po hyn në territor të gabuar duke zgjedhur Mevlanin”/ A është gati Aristela për t’u futur në trekëndëshin e shumë diskutuar?

Sot në Përputhen po diskutohet takimi i Mevlanit dhe Aristelës, i cili ngjalli jo pak debate.

18:30
Sejamini: Më 25 prill do të votohet pro ose kundër Edi Ramës

Neritan Sejamini, i ftuar në “Top Talk” analizon situatën parazgjedhore në Shqipëri.

18:25
Mevlani rrëfen sekretet: Kam çuar disa herë më makinë Antonelën në shtëpi

Sot ishte radha e Mevlanit për të rrëfyer sekretet e tij dhe shkeljet e rregullores së programit.

18:18
Infektimet ulen në 494 raste në ditë. 16 humbje jetë dhe 5 mijë vaksinime në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit (e premte 19 Mars) janë zbuluar 494 të infektuar të rinj me Covid19 ndërsa numri i te sheruarve është më i lartë, 690 në një ditë. Fatkeqësisht 16 të sëmurë humbën jetën. Lajmi i mirë megjithatë është rritja e numrit të vaksinimeve, vetëm 24 orët e fundit pranuan të bëjnë vaksinën 4998 persona, shumica mësues.

18:16
Vaksinimi në Vlorë/ Numër i lartë të interesuarish pas vendimit të EMA për AstraZeneca

Vaksinimi i mësuesve është stacionuar këtë të premte në gjimnazin Halim Xhelo në Vlorë , ndërsa janë përfshirë në proces vaksinimi mësues nga disa shkolla të qytetit.

18:07
Veliaj: Arsimi profesional ishte lënë në hije se lulëzonin Kristali e Vitrina; Zerojmë taksën për biznesin e vogël deri në 2029

Gjatë takimit me të rinj që kanë zgjedhur arsimin profesional, kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj i siguroi ata se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Ai risolli në vëmendje kohën kur mori drejtimin e ministrisë se Mireqenies Sociale, ku një prej gjërave që ishte lënë më në hije ishte arsimi profesional.

18:02
Ftesë në 5/ Kush do t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Yjet e kanë një të preferuar

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon,ishte e ftuar astrologia Meri Gjini, e cila shpjegoi lëvizjet planetare të datës 20 mars si dhe bëri një parashikim për secilën prej shenjave  të horoskopit.

18:01
Boksieri Floyd Mayweather insiston se megjithë pasurinë $600mln ‘nuk është njeri i keq’ (fotot)

Pasuria e Floyd Mayweather besohet se arrin në rreth 600 milionë dollarë, një shifër që pritet të rritet sërish pasi boksieri do të ndeshet sivjet me një nga yjet e Youtube për boksin, Logan Paul.

17:51
Të mos jetë qeros se i kujton ish-burrin që e tradhëtonte/ Konkurentja e “Për’puthen +40” tregon si e kërkon partnerin

Shqipe Rexha, është gjyshja që nuk heq dorë, nga kërkimet për partnerin e jetës.

17:50
Top Talk/ Të padukshmet e betejës Rama-Basha për zgjedhjet. Sinjalet e sondazheve

Sondazhi i Top Channel dhe Ipsos, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e nxjerr Partinë Socialiste në avantazh, me 48.7%, PD-në me 40.6% dhe LSI-në me 4.6%.

17:40
Konkurentët e “Për’puthen +40” flasin pa dorashka, shprehin pëlqime dhe zbulojnë surpriza

Që në nisje, të programit, konkurentët e “Për’puthen +40” janë komentuar si më të sinqertë dhe të vërtetë.

17:39
A është presidenti mirë? Video, Joe Biden pengohet disa herë në shkallët e avionit, ngrihet dhe përshëndet me dorë

Në një video të fundit të presidentit amerikan Joe Biden shihet ky i fundit teksa pengohet në shkallët e avionit Air Force One.

17:36
Vandalizohet kopja e dyllit e Donald Trump, ‘Obamës’ i shkulin veshët (fotot)

Stafi i muzeumit të njohur të kopjeve prej dylli të njerëzve të famshëm Louis Tussaud në San Antonio, SHBA, ka hequr nga seksioni i ekspozimit punimin prej dylli në masë jetësore të Donald Trump, pasi vizitorët e qëllonin me grusht ose e gërvishtnin në fytyrë, raportonin mediat vendase.

17:24
Hoti: Deklarata e Vuçiç tregon qasjen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë të premten se pavarësisht atyre, që i ka cilësuar provokime nga shteti i Serbisë, Kosova po vazhdon sigurt rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe institucione tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

17:17
Erdogan i del në krah Putinit: Komentet e Biden janë të papranueshme!

Rexhep Tajip Erdogan i cilësoi të papranueshme komentet e presidentit amerikan, Joe Biden për homologun e tij rus, Vladimir Putin.

17:09
Gjendet i dekompozuar në banesë 70-vjeçari, mund të ketë ndërruar jetë 3 muaj më parë

Një 70-vjeçar, i identifikuar si Vangjush Prodani, është gjetur i vdekur në banesën e tij, në Korçë.

17:08
Ministria e Shëndetësisë vendos zgjatjen e kufizimeve aktuale deri më 25 mars

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur zgjatjen e kufizimeve aktuale deri më datë 25 mars.

17:04
SHBA/ Tjetër sulm në sallonet e masazhit, kësaj here në Seattle (fotot)

Një sulm me armë në një sallon masazhi në Seattle ka lënë një person të plagosur ndërsa autori është në arrati, teksa autoritetet thonë se nuk është i lidhur me masakrën në Georgia.

16:57
Gjykatës së Lartë i shtohen 4 gjyqtarë. Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar 4 emrat e rinj të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

16:47
Rrugë përmes pyllit/ Banorët e Bulqizës protestë: Firma të palicensuara po shfrytëzojnë pa kriter pyjet

Banorët e fshatit Vajkal në Bulqizë, të mbështetur edhe nga unioni i ekspertëve mjedisor shqiptarë dhe nga vetë eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e kurorës së Bulqizës.

16:45
Gratë po vriten në Shqipëri/ Sociologu: Jemi shoqëri maskiliste dhe totalitare, mentaliteti i shoqërisë është më i fortë se problemet mendore të vrasësit

Ngjarja e rëndë, e pak ditëve më parë, ku Demokrat Medinaj, vrau me thikë bashkëshorten e tij Irvana Hyka, në prani të dy fëmijëve të mitur tronditi opinionin publik.

16:42
Sulmi vdekjeprurës në Atlanta/ Biden dhe Harris, takime me komunitetin aziatik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe zv/presidentja Kamala Harris kanë vendosur të vizitojnë personalisht qytetin e Atlantës në Xhorxhia për t’i ofruar mbështetje komunitetit aziatiko-amerikan, pas vrasjes së gjashtë grave aziatike në dy qendra masazhi.

16:41
Çifti i femrave vrasin të dashurin dhe shpërdorojnë paratë e tij në ‘maratonë’ pushimesh (fotot)

Një dyshe femrash kanë vrarë një prej ish-të dashurve të tyre dhe me paratë e tij janë nisur në një maratonë pushimesh luksoze, teksa fotot e mburrjes në rrjetet sociale çuan në kapjen e tyre.

16:34
Rusia paralajmëron Bosnjën: Po kërkuat anëtarësim në NATO, do të reagojmë!

Ambasada ruse në Bosnjë e deklaroi hapur se Moska do të reagojë nëse Bosnja ndërmerr hapa drejt anëtarësimit në NATO, pasi do të konsiderojë këtë si një akt  armiqësor.

16:31
Kandidatja e PD në Tiranë kërkon para hapur, nxjerr numrin e llogarisë bankare: Më mbështesni të futem në parlament

Anduena Qemal Qefalia, kandidate në listën e Partisë Demokratike për Tiranën, e renditur në vendin e 29 ka nisur fushatën e saj elektorale për të grumbulluar vota por edhe fonde për ta mbështetur këtë fushatë.

16:24
Fier/ Pas vendimit të EMA për AstraZeneca, rritet kërkesa nga mësuesit

Numri i mësuesve që bëjnë vaksinën në ditën e tretë të procesit të vaksinimit në bashkinë Fier është në rritje.

16:14
“Është një shoqëri e vërtetë, ka ndjenjë”/ Mund të jetë ky çifti i parë i “Për’puthen +40”?!

Iliri dhe Gilberta janë shfaqur të afërt me njëri-tjetrin, në takimet e parë që zhvilluan në “Për’puthen +40”.

16:12
Raporti i lumturisë në botë/ Shqipëria ngjitet në vendin e 63

Në vitin e pandemisë Finlanda vendi me më pak vdekje nga Covid 19 në BE del në krye të listës si vendi më i lumtur në botë.

16:11
182 mësues vaksinohen në Krujë

Vaksinimi i mësuesve po vijon edhe në bashkinë e Krujës.

16:06
Dekretimi i 4 gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë/ Ministria e Drejtësisë: Sukses i zbatimit të reformës në drejtësi!

Emërimi i katër gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë do t’i mundësojë shqyrtimin e më shumë dosjeve, në një kohë më të shpejtë, shkruan Ministria e Shëndetësisë.

16:03
Pornostari spanjoll dënohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ pas vdekjes së fotografit të droguar me ‘helm bretkose’ (fotot)

Një aktor spanjoll i filmave për të rritur është akuzuar sot për vrasje nga pakujdesia, duke i shpëtuar akuzës për vrasje, për vdekjen e një fotografi mode nga thithja e avullit psikodelik të helmit të bretkosës.

15:54
60 mjekë nga Kosova do të vaksinohen në Shqipëri, kundër Covid 19

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se do të dërgojë në Shqipëri rreth 60 punonjës shëndetësie për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

15:48
Kërkuan numër të kufizuar tifozësh në ndeshjen me Anglinë, MSH refuzon kërkesën e FSHF

Ministria e Shëndetësisë ka refuzuar kërkesën e FSHF për pjesëmarrjen e kufizuar të tifozëve në ndeshjen me Anglinë.

15:37
Mbi 6 mijë mësues të vaksinuar, Manastirliu: Vendimi i EMA-s, rritet pranueshmëria për vaksinën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nga shkolla ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, ku po vijon procesi vaksinimi për mësuesit, deklaroi se procesi i vaksinimit ka ecur pa probleme.

15:35
Drone taksi për turistët/ Projekti i avionëve pa pilot për sektorin e turizmit në Itali

Turistët mund të merren nga taksi fluturuese për të shijuar një përvojë luksoze në restoranet në eko-kullat mbi 100 metra me pamje të mrekullueshme të Italisë.

15:35
Vlorë/ 15 të burgosur në paraburgim kërkojnë ndihmë urgjente, ndodhen në gjendje të rëndë nga Covid-19

15 të burgosur nga paraburgimi i Vlorës kanë kërkuar ndihmë urgjente.

15:29
‘Il Messaggero’: Nga drama në shpresë/ Organet e të vdekurve nga Covid shpëtojnë jetë me transplantet

E përditshmja e njohur italiane “Il Messaggero” kishte dje një artikull mjaft të kontestuar ku përshkruante në mënyrë pozitive faktin që organet e pacientëve të vdekur nga Covid-19 po shërbenin për të shpëtuar jetë të tjera, me anë të transplanteve.

15:23
Kontrata për ndërtimin e “Skavicës”/ Kuvendi diskuton projektin që do financohet nga SHBA

Projektligji për kontratën e ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës nga kompania amerikane Bechtel ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë.

15:21
Meta dekretoi 4 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë, reagon Soreca: Të procedohen me shpejtësi në emërimet e mëtejshme në Gjykatë

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar pas dekretimit të 4 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nga Presidenti Ilir Meta.

15:20
Tuneli i Llogorasë, garë nga e para/ Ministria e Infrastrukturës gjen mangësi tek të gjithë konkurrentët

Qeveria do të rihapë sërish garën ndërkombëtare për ndërtimin e Tunelit të Llogorasë.

15:16
Vaksinimi, kthehen refuzuesit/ Mësuesit në gjithë vendin po marrin vaksinën AstraZeneca

Rreth 400 mësues të shkollave të Durrësit janë vaksinuar gjatë kësaj jave, ndërsa pas vendimit të EMA-s interes kanë shfaqur edhe mësues që fillimisht kanë hezituar për t’u përfshirë në procesin e vaksinimit.

15:10
Veliaj sulmon PD dhe LSI/ Kreu i bashkisë: Basha komandohet nga të tjerët, e tërheq për hunde kunati

Drejtuesi politik i PS në Tiranë, gjatë një takimi me të rinj të Njësisë 4 në kryeqytet, tha se Partia Socialiste ushqen ambicie për kushte dhe shërbime dinjitoze për qytetarët, ndryshe nga parti të tjera që synojnë t’i joshin të rinjtë me një filxhan kafe, apo një birrë në Jalë.

15:10
“2 vjet burg për Llallën”/ SPAK kërkon të dënohet ish kryeprokurori me akuzat për korrupsion

Referuar gjetjeve të organeve të vettingut por edhe ekspertizave kontabël, letërporosive nga Gjermania dhe SHBA, SPAK kërkoi shpalljen fajtor të ish prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, nën akuzë për deklarim të rremë të pasurisë dhe i kërkon policisë arrestimin e tij.

15:09
ODIHR: Do vëzhgojmë Elbasanin/ Vëzhguesit: Do jemi në zonat e nxehta ku ka aksion

Urszula Gacek, do të udhëheqë grupin e vëzhguesve në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

15:07
Indinjatë për dhunën/ Qytetarët e Elbasanit të shqetësuar për klimën e tensionit nxitur nga politika

Situata e tensionuar e ditëve të fundit në Elbasan duket se nuk është pritur mirë nga qytetarët.

15:07
Merrte para nga Shkupi/ Jep dorëheqjen ligjvënësi gjerman

Tobias Zech dha dorëheqjen nga mandati si deputet dhe detyrat në parti për shkak të një “konflikti të mundshëm interesi” dhe marrje honoraresh nga Maqedonia e Veriut.

14:58
Marrin vaksinën e AstraZeneca-s/ Kryeministri britanik e ai francez bëjnë injeksionin

Dy kryeministra europianë, Boris Johnson i Britanisë dhe Jean Castex i Francës – imunizohen sot me AstraZeneca-n, një ditë pasi Enti Rregullator i Mjekësisë në Europë e deklaroi vaksinën të sigurt.

14:50
Fjolla Morina i jep fund beqarisë. Pamjet nga dasma në vendin përrallor

Edhe pse është në kërkim nga policia shqiptare, Fjolla Morina, po e shijon në maksimum jetën.

14:49
KQZ i hoqi 69 kandidatë, PD ankimon vendimin në KAS

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i hequr nga lista 69 kandidatë.

14:38
U rrah nga bashkëshorti në Zvicër, vdes pas një jave në kujdes intensiv 44-vjeçarja nga Kosova

Një 44-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Zvicër, rreth një javë pas qëndrimit në kujdes intensiv për shkak të dhunës fizike nga partneri i saj.

14:36
Meta dekreton 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar 4 emrat e rinj të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

14:25
Tiranë/ Ndërron jetë 30-vjeçari, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë mesditën e sotme në Qesarakë, ndërsa dyshohet se është vetëhedhur nga vetëlartësia.

14:23
Grabitën karburantin dhe kapen me fidanë kanabis, arrestohen 4 autorët

Krujë – Katër persona janë vënë në prangat e policisë së shtetit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë grabitur një pikë karburanti.

14:09
Ernejt Shyti pranoi se vrau Behar Sofinë, tregoi edhe tre bashkëpunëtorët, (Dëshmia)

Top Channel ka zbuluar detaje të reja nga ekzekutimi i Behar Sofisë, krim që ndodhi më 25 shkurt.

13:59
BE bën thirrje për përmbajtje nga deklaratat që dëmtojnë normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian ka përsëritur të premten thirrjet për liderët politikë, në Kosovë dhe Serbi, që të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat, të cilat shkojnë në kundërshtim me normalizimin e raporteve mes tyre.

13:45
Vaksinat anti Covid/ SHBA do t’i dërgojë 4 milion doza Kanadasë dhe Meksikës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të japin katër milion doza të vaksinës AstraZeneca për fqinjët e saj, Kanadanë dhe Meksikën, sipas Shtëpisë së Bardhë.

13:42
Studimi/ Ky është vendi më i lumtur në botë! Ja në cilin vend renditet Shqipëria, Kosova më e lumtur se ne

Finlanda është vendi më i lumtur në botë. Kombet Nordike dominojnë listën globale ndërsa Mbretëria e Bashkuar bie pesë vende në vendin e 18-të – ndërsa Zimbabve vjen i fundit në listë.

13:30
Përplasja e Boçit me Lucën/ Reagon Balla: Dënoj dhunën e ushtruar nga kandidati i PD. Basha, si babai ka program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka reaguar për përplasjen fizike mes kandidatit për deputet Luciano Boçit dhe biznesmenit Gjergj Luca në qytetin e Elbasanit.

13:30
Gjendet i vdekur, pa shenja dhune, i moshuari në Vlorë

Një 74-vjeçar, është gjetur paraditen e sotme, pa shenja jete, në lagjen “1 Maji”, në Vlorë.

13:08
Shkelën masat anticovid, gjobiten 813 persona gjatë 24 orëve të fundit

813 persona janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit pasi shkelën masat anticovid.

12:55
Firma të palicensuara hapin rrugë mes pyllit për ta prerë, banorët e Bulqizës ngrihen në protestë

Banorët e fshatit Vajkal në Bulqize, të mbështetur edhe nga Unioni i Ekspertëve mjedisor Shqiptarë dhe nga vete eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e kurorës së Bulqizës.

12:51
Testohet me sukses raketa më e fuqishme në botë (Foto)

Nasa ka kryer një provë të suksesshme të raketës më të fuqishme që ekziston aktualisht.

12:33
Aksident në autostradën Fier-Lushnje, Audi “R8” përplaset me dy makina

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Fier-Lushnje. Aksidenti ka ndodhur në afërsi  të vendit të quajtur Vajkan.

12:32
Hidhet shorti i çerekfinaleve, dy finale të parakohshme Bayern-PSG dhe Real-Liverpool!

Finalja e edicionit të kaluar të Champions League Bayern Munich-Paris Saint Germain këtë sezon do të diskutohet në çerekfinalet e kompeticionit me ndeshje vajtje-ardhje, pasi shorti i hedhur mesditën e kësaj të premteje në Nyon të Zvicrës i vuri përballë njëra-tjetrës këto dy superfuqi të futbollit europian.

12:24
Një histori e dhimbshme emigrantësh/ Babai para drejtësisë për të birin që iu mbyt me varkë në Samos

Në ditën që mbushen plot 5 vjet nga marrëveshja që arriti Keshilli Europian dhe Turqia për ndalimin e rrjedhës së emigrantëve të parregullt nga brigjet turke drejt atyre greke e më pas drejt Europës, vjen në dritë edhe historia tragjike e një babai nga Afganistani që mbërriti me varkë  nëntorin e  kaluar në ishullin e Samos.

12:18
Amerika paralajmëron Gjermaninë: Braktisni menjëherë projektin e gazsjellësit rus! 

Departamenti amerikan i shtetit i ka bërë hapur thirrje kompanive të reshtin aktivitetin mbi gazjellësin polemizues Nord Stream 2, në të kundërt rrezikojnë të përballen me sanksione.

12:17
Veliaj në shtëpinë e rindërtuar të Shyqyri Xhellimasit në Farkë: “Për shqiptarët është e qartë rruga që do ndjekin pas 25 Prillit”

Rindërtimi i shtëpive dhe pallateve të dëmtuara nga tërmeti vijon në të gjitha kantieret e reja të hapura në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Mimi Kodheli, vizitoi familjen e Shyqyri Xhellimasit në Farkë, e cila u gëzua me një shtëpi të re, më të madhe se ajo që iu shkatërrua në 26 Nëntor.

12:10
Përse ka mpiksje gjaku pas vaksinës së AstraZeneca? Shkencëtari norvegjez zbulon arsyen

Një studim i realizuar nga Spitali Universitar Rikshospitalet në Oslo, pretendohet se ka gjetur arsyen përse tre punonjës shëndetësisë në vend, të imunizuar me vaksinën e AstraZenecas pësuan mpiksje gjaku, dhe njëri prej tyre më vonë vdiq.

12:08
Burrel/ Rruga në fshatin Frankth e degraduar, banorët: Është e pakalueshme

BURREL- Rruga që lidh fshatin Frankth në Komunën  e Komsisë me qytetin e Burrelit është thuajse e pakalueshme.

12:08
Video e sherrit me grushte/ Përplasja mes kandidatit të PD Luciano Boçi dhe biznesmenit Gjergj Luca

Top Channel zbulon ekskluzivisht një pjesë të momentit të përplasjes fizike mes kandidatit për deputet Luciano Boçi dhe biznesmeni Gjergj Luca.

12:05
Brukseli kërcënon me shtrëngim vizash/ Ç’ndodh në qershor me vendet jo anëtare të BE-së 

Komisioni Europian po kërcënon të vendosë kufizime vizash për vendet jo-anëtare të bllokut të cilat refuzojnë të marrin mbrapsht qytetarët e tyre.

11:52
Arrihet para afatit/ SHBA, vaksinohen 100 milionë qytetarë

Joe Biden është optimist: Administrata e tij do të përmbushë qëllimin për të bërë 100 milionë doza vaksinash në 100 ditë e para në detyrë të premten, 58 ditë pas fillimit të mandatit.

11:46
Gjirokastër/ Ishte organizator i transportimit të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari

Gjirokastër – Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ishte organizatori i një aktiviteti të jashtëligjshëm.

11:44
Pas dritës jeshile të EMA-s/ Gjermania, Franca e Spanja rinisin vaksinimin me AstraZeneca

Pas konfirmimit të Rregullatorit Europian të Shëndetësisë, EMA, se vaksina e AstraZeneca-s është e sigurt dhe efikase, shtetet kryesore të BE-së kanë vendosur të rinisin, pa humbur kohë, imunizimin me këtë vaksinë.

11:36
“Ju kërkoj sërish timonin e 2017-ës”, Rama sqaron si do të funksionojë sistemi i monitorimit: Nuk do ketë më policë në rrugë!

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me lehtësirat që do i ofrohen bizneseve dhe qytetarëve falë digjitalizmit ndërsa komentoi “timonin” si një nga elementët e fushatës së tij të 2017 duke e kërkuar përsëri për bashkëmoshatarët e të birit.

11:34
Vuçiç provokon hapur/ Poston hartën e Kosovës, me flamurin serb

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, shkaktoi reagime të menjëhershme me veprimin e fundit, për të cilin duket ka qenë më se i ndërgjegjshëm.

11:31
Parisi dhe disa rajone të tjera të Francës futen sonte në izolim

Kryeqyteti i Francës, Parisi, prej sonte në mesnatë do të futet në izolim, për shkak të situatës së rëndë me koronavirus.

11:21
Wake Up/ Mjeku shqiptar: Varianti britanik, më agresiv në të gjitha drejtimet

Mjeku shqiptar Gani Zekaj i cili prej vitesh punon në Poloni ka rrëfyer për “Wake Up” eksperiencën e tij mbi Covid-19 si dhe ka argumentuar mbi mutacionet që qarkullojnë sot në botë.

11:18
Oscar merr vendimin/ Ceremoni me pjesëmarrje fizike, të nominuarit nuk mund të marrin pjesë virtualisht

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit i ka kërkuar të nominuarve të marrin pjesë fizikisht në  ceremonisë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2021”.

11:17
Sherri i Metës e Sali Shehut me Policinë Bashkiake/ FRD letër Veliajt, kreut të KQZ e ambasadorëve: Ndërhyrja cënim i të drejtave kushtetuese

Pas përplasjes për zyrat, FRD i është me letër zyrtare kryebashkiakut Veliaj, kryetarit të KQZ dhe ambasadorëve duke thënë se Bashkia po vepron në kundërshtim me ligjin.

11:04
Bëj si them unë, mos bëj si bëj unë! Në prag të zgjedhjeve/ Bashës jo vetëm patenta, por i ka skaduar edhe karta ID që në 2019-ën

Kreu i PD, Lulzim Basha ka nisur fushatën për të kërkuar votat e qytetarëve shqiptarë për t’u bërë kryeministër, por vetë atij i ka skaduar karta e ID, mjet ky që duhet domosdoshmërisht për të marrë pjesë në procesin e votimit.

11:00
Rama për shërbimet online: Që vitin e ardhshëm shkollor, dëftesat do të printohen me vulë elektronike

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin e PS për shërbimet për qytetarët dhe biznesin gjatë mandatit të tretë duke nisur nga certifikata tek dëshmia e penalitetit dhe tek dëftesat me vulë elektronike.

10:51
Dhunonte vazhdimisht të atin e moshuar, arrestohet 44-vjeçari në Berat

Një shtetas, që dyshohet se dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht, në mënyrë të përsëritur babain e tij është arrestuar sot, në qytetin e Beratit.

10:46
SPAK kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka dhënë sot pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, duke kërkuar dy vite heqje lire për të.

10:43
Edi Rama: Para 7 vitesh vetëm 1% shërbime online, sot janë 95%

Kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme është ndalur tek dixhitalizim dhe shërbimet që tashmë merren online.

10:36
Biden dhe Harris takojnë komunitetin aziatik pas sulmit vdekjeprurës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe nënpresidentja Kamala Harris do të vizitojnë sot qytetin Atlanta në shtetin Xhorxhia, për të ofruar mbështetje për komunitetin aziatiko-amerikan, pas vrasjes së gjashtë grave aziate në dy banja atje.

10:19
“Ik, hajde nesër”, Rama flet për radhën në sportele: Para 7 vitesh, dritat vinin sipas humoreve dhe duhet të rrinit në rrugë për të paguar

​ Kryeministri Edi Rama ka folur për shërbimet për qytetarët dhe biznesin gjatë ditës së sotme duke kujtuar ndryshimin e 7 viteve të fundit.

10:16
Rrihte babanë e tij 71-vjeçar, arrestohet 44-vjeç në Berat

BERAT-Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se akuzohet për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

10:10
Vendet e BE-së do të rinisin imunizimin me AstraZeneca

Shtetet kryesore të Bashkimit Evropian do të rinisin imunizimin kundër koronavirusit me vaksinën AstraZeneca, pasi rregullatori shëndetësor i BE-së konfirmoi se ajo është “e sigurt dhe efektive”.

10:07
Mesazhet me të dashurin në burg, Ledjana i riposton në Instagram: Të paktën të më kishit pyetur…

Ledjana, një nga konkurrentet e Për’puthen duket se po ecën mirë në marrëdhënien e saj me Mevlanin, të cilit i ka dhënë puthjen e parë.