Merkato e verës/ Arsenali i Londrës njofton afrimin e futbollistit portugez Nuno Tavares (fotot)

10/07/2021 15:57

Mbrojtësi i majtë Nuno Tavares është bashkuar me skuadrën e Arsenal nga Benfica e Portugalisë në një marrëveshje rreth 10 milionë euro.

Trajneri spanjoll i londinezëve Mikel Arteta kërkon që me mbrojtësin e ri të japë mbështetje për yllin skocez të skuadrës Kieran Tierney dhe pretendon se të tjera përforcime do të vijnë në skuadër.

Tavares është vetëm 21 vjeç por ka një të ardhme premtuese dhe është pjesë e kombëtares  Under-21 të Portugalisë.

Trajneri Mikel Arteta tha: “Kemi mirëpritur Nuno në klubin tonë. Ai është një futbollist i ri premtues që është zhvilluar mirë te Benfica dhe kohët e fundit ka treguar cilësitë e tij me kombëtaren nën-21 vjeçarë të Portugalisë”.

“Ne mezi presim ardhjen dhe integrimin e Nuno në familjen e Arsenal që ai të shfaqë aftësitë e tij para tifozëve tanë fantastikë.”

Arsenal pritet të njoftoje keto dite dhe nenshkrimin me mbrojtesin e Brighton, Ben White dhe mesfushorin e Anderlecht, Albert Sambi Lokonga

FOTO GALERI
1/4
Mbrojtësi i majtë Nuno Tavares është bashkuar me skuadrën e Arsenal nga Benfica e Portugalisë në një marrëveshje rreth 10 milionë euro

Top Channel