Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet 30 vjeçari në Lushnje

10/07/2021 13:03
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Lushnje, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.

“Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. A, 30 vjeç, banues
në fshatin Zgjanë, Lushnje, pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases A. A., 30 vjeçe”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel