Kate Middleton e Prince William në finalen e Wimbledon, mes emrave elitarë në shkallët e stadiumit (fotot)

10/07/2021 21:14

Dukesha e Canbridge, Kate Middleton ishte sot plot buzëqeshje në ndeshjen finale të femrave në kampionatin britanik të tenisit Wimbledon, teksa i dha trofeun australines Ash Barty.

Kate ka përfunduar vetëm kësaj jave izolimin nga koronavirusi pas disa kontakteve të dyshimta që kishte pasur, dhe bashkë me bashkëshortin Princ William iu bashkuan turmave duke ndjekur përballjen e australianes që arriti të dominojë ndaj Karolina Pliskova, në fushën qendrore të impjantit.

Kate, e cila njihet për pasionin e saj për tenisin dhe drejton një klub “tenisi lëndine”, më pas i dha trofetë si fituese Barty ashtu dhe finalistes çeke Karolina Pliskova.

Kate ka marrë pjesë rregullisht në ndeshjet e kampiontit të Wimbledon që prej martesës së saj me William në 2011. Sot ajo mbante veshur një fustan jeshil dhe këpucë të bardha.

Ajo dhe princi ndiqnin ndeshjen nga holli mbretëror i stadiumit, diku më tej pranë tyre shiheshin gjithashtu  aktori amerikan Tom Cruise, me kolegen e tij të serisë së fundit të ‘Mission Impossible’, Hayley Atwell, e gjithashtu në shoqëri të aktores Priyanka Chopra dhe talentes britanike të tenisit Emma Raducanu.

18-vjeçarja Raducanu  rikthehej sot për herë të parë në Ëimbledon qe prej tërheqjes nga raundi i katërt i kampionatit, kur pësoi vështirësi në frymëmarrje gjatë ndeshjes kundër Alja Tomljanovic.

Në shkallët e stadiumit shiheshin gjithashtu këngëtarja Katherine Jenkins, ministri britnaik i kulturës Oliver Dowden dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.

Ashleigh Barty u bë sot australiania e parë që fiton Wimbledon në 41 vjet.

Nesër në finalen e meshkujve, kampioni në fuqi Novak Djokovic përballet me italianin Matteo Berrettino, ku serbi tenton titullin e shtatë të Wimbledon.

Top Channel