Vajzat ruajnë gjakftohtësinë kur ariu u pret rrugën, i prek e i nuhat; bëjnë foto me të (video)

10/07/2021 20:32

Këto janë momentet e frikshme kur një grup vajzash që vraponin në park ruajtën gjakftohtësinë e madje bënë foto kur një ari i zi kurioz iu afrua duke i studiuar.

Në pamjet e pazakonta të publikuara në rrjet shihet ariu i egër që ngrihet në dy këmbë për të nuhatur vajzën te koka, pasi e prek atë me putër te këmbët.

Por vajzat qëndrojnë të qeta duke lejuar që ariu i ri të shuajë kuriozitetin e tij duke i inspektuar. Ato madje nxjerrin celularët e tyre dhe bëjnë foto nga afër me të.
Vrapues të tjerë në park duket se filmojnë skenën, ku ariu shihet që ngrihet dhe nuhat kokën e vajzës.

Sikur ta kuptonte vërtet atë që po ndodh, ariu qëndron i gatshëm për foton kur vajza nxjerr celularin e saj, dhe më pas ulet përsëri në katër putra e largohet qetësisht.

FOTO GALERI
1/5
Vajza me e guximshme beri nje ‘selfie’ me ariun

Top Channel