Opozita i la bosh vendet e saja në konstituimin e Komisioni e Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të reformës administrativo-territoriale. Megjithatë kryetari socialist Arbian Mazniku i shtriu dorën e bashkëpunimit. Më pas kryetari Mazniku tregoje se janë katër prioritetet e punës në vazhdim. Kjo fazë e dytë e kësaj reforme me fokus kompetencat dhe caktimi aspekteve financiare, vjen pas miratimit me vetëm 85 votat e socialistëve, në fillim të Tetorit, të hartës së re administrative me 46 bashki. Komisioni Mazniku2 ka një mandat 6 mujor, ndërkohë do të duhet te ndryshojnë edhe 3 ligje aktuale të qeverisjes vendore.