Rama në konferencën e “The Economist” në Athinë: Nacionalizmi pengon integrimin

10/07/2021 12:47

Ashtu si ne te gjitha samitet e muajve te fundit edhe ne konferencën e ‘Economist’, te zhvilluar në Athine, kryefjala e tre liderëve ballkanike Rama, Zaef dhe Kurti qe kane ndërhyre me fjalimet e tyre ka qene: “Nuk mund te rrime gjithnjë ne sallën e pritjes te BE”.

Kryeministri shqiptar ka theksuar se një ringjallje e nacionalizmit në Evropë po pengon zgjerimin, se nuk ka asnjë hap përpara ne marrëdhëniet e BE me vendet e BP ,ndërsa Brukseli i detyron ato ne një palëvizshmëri te vazhdueshme duke mos sjelle asnjë garanci per një pakt me ane te te cilit do te përparonin procedurat e integrimit.

“Sot ne jemi peng i nacionalizmave europianë, dhe te atyre çështjeve qe ekzistojnë ose ushqehen aty e këtu. Sensibiliteti per nacionalizmit në Evropë, e bën procesin të pengohet. Dhe kjo është e trishtueshme, është shumë e trishtueshme”.

Rama ka theksuar gjithashtu se anëtarësimi në BE është një hap i domosdoshëm për të ardhmen e Shqipërisë, duke iu referuar BE si një “bashkim i paqes dhe i sigurisë”.

“Por nga ana tjetër, çfarë mund të bëjmë? Ne duhet të vazhdojmë sepse nuk kemi alternativa të tjera dhe nuk duam të kërkojmë alternativa të tjera. Sidomos këtu në Shqipëri, ne e dimë që demonët ekzistojnë, ne u morëm me ta në të kaluarën dhe ne e mësuam leksionin në mënyrën më të vështirë. Nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të kemi vendin tonë në këtë bashkim të paqes dhe sigurisë”.

Ndërsa zyrtarë të lartë nga SHBA kanë paralajmëruar se kundërshtarët e BE do të vazhdojnë të fitojnë ndikim në rajon nëse mosmarrëveshjet per BP mbeten te pazgjidhura, presidenca e re sllovene thekson se e konsideron përfundimin e ngërçit, një përparësi.

Top Channel