Aksident në Gramsh, autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në përrua/ Humb jetën 30-vjeçari, plagosen 9 të tjerë

10/07/2021 15:19

Një aksident i rëndë është shënuar këtë të shtunë në aksin rrugor Gramsh-Kushov.

Një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua, e për pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçar, ndërsa janë plagosur edhe 9 persona të tjerë.

Policia njofton se 9 pasagjerët e plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën, teksa janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjeksore.

“Më datë 10.07.2021, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Grmash-Kushov, në fshatin Bregas, mjeti minibuz me drejtues shtetasin A.Xh., banues në Gramsh, ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë një pasagjerë, shtetasi L.L., rreth 30 vjeç, banues në fshatin Terrove, Skrapar, si dhe janë plagosur 9 pasagjerë të tjerë, jashtë rrezikut për jetën për momentin, të cilët janë nxjerrë nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit nga vendi ku u përmbys minibuzi dhe po transportohen me autoambulanca për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanve të aksidentit.

Top Channel