Shumë qytetarë nga gjithë Shqipëria dhe turistë të huaj zgjodhën të kalojnë këtë fundjavë të nxehtë në bregdetet e Vlorës.

Edhe pse kohë dreke, trafiku është tepër i rënduar, një numër i lartë pushuesit i janë drejtuar jugut të vendit.

Për pasojë, trafik i rënduar i automjeteve paraqitet në aksin rrugor Uji i Ftohtë n Vlorë drejt Orikumit.

I nxehti përvëlues prej ditësh ka “pushtuar” vendin tonë, ndërkohë që kjo fundjavë ka shënuar një ulje të lehë të temperaturave, me 2 deri në 3 gradë.

Top Channel