Britania “i kthen reston” Moskën, bomba ndaj nëndetëses ruse!

10/07/2021 14:48

Marina britanike iu përgjigj me të njëjtën monedhë Rusisë, duke bllokuar nëndetesën e saj që i ishte vënë pas aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth.

Helikopterët u mblodhën rreth luftanijes, të cilën nëndetësja e Moskës po e ndiqte në Detin e Zi. Pasi u mësua ky fakt, dy helikopterë Merlin Mk2 u nisën menjëherë pas saj e lëshuan në ujë bomba paralajmëruese. Disa ditë më parë, Rusia paralajmëroi se është e gatshme të hapë zjarr kundër luftanijeve, që hyjnë në ujërat territoriale të Gadishullit ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar në vitin 2014.

Moska tha se anija e saj luftarake kishin hedhur bomba në ujë pranë luftanijes britanike HMS Defender, për ta detyruar atë që të ndryshonte drejtim, nga zona pranë qytetit të Sevastopolit. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë mohoi që HMS Defender te jetë qëlluar ose ka qenë në ujërat ruse, ndërsa këmbënguli se luftanija e saj ka qenë në ujërat e Ukrainës, dhe po udhëtonte për në Gjeorgji.

Top Channel