12 vajza të talentuara nga gjimnazi i Manzës kanë punuar me shumë përkushtim një pikturë mjaft të veçantë në kuadër të projektit “Care and Dare”, me mbështetjen e Qendrës “Tirana Art”.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi i ka mirëpritur në MASR këto realizuese të super-pikturës pesë metër të lartë dhe 175 centimetër të gjerë, me temë “Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”.

Këtej e tutje kjo vepër e madhe e bërë nga duar të vogla do të qëndrojë në mjediset e MASR.

“Arti është një nga mekanizmat më efikas për të informuar, edukuar dhe ndërgjegjësuar të rinjtë dhe shoqërinë tonë kundër trafikimit të qenieve njerëzore,” – shprehet Ministrja Kushi në statusin e saj dhe shpreh falënderimet për vajzat që i dhanë këtë dhuratë kaq domethënëse Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Top Channel