Si u denoncua tenderi i uniformave/ Përplasja Murrizi-Lleshaj një vit më parë në parlament dhe kallëzimi në SPAK

10/07/2021 15:06

Tenderi për uniformat e policisë nuk është i panjohur për skenën politike.

Një vit më parë nga foltorja e Kuvendit deputeti Myslim Murrizi drejtoi gishtin e akuzës nga ministri i Brendshëm i kohës Sandër Lleshaj.

Murrizi: Miliona euro për uniformat, tender i nisur para një viti i ngecur ne ingranazhet e korrupsionit brenda Ministrisë së Brendshme. 3 kompani ne gare dhe shpallet fitues ju apo mankokoneshet qe keni ne ministri tuajën kompaninë DE, e cila ka ne objektin e saj ne QKR gërmime dheu dhe shoqëri tregtare.

Skandali i tenderit te uniformave në denoncimin e Murrizit përfshinte edhe Ministrinë e Mbrojtjes, ku dëmi financiar i përllogaritur shkonte ne miliona euro.

Murrizi: E njëjta kompani me ministrat tuaj te mbrojtjes te sotëm ka marre 45 milion euro, vjet 1 miliard tjera euro per uniformat e burgjeve. Ftoj SPAK te shkoje tek keta ministra te mbrojtjes dhe Brendshëm qe i kanë dhëne një firme me objekt dheu rreth 79 milion euro per 5 vite rresht.

Lleshaj: Une nuk merrem me tendera.

Murrizi: Do thirreni dhe ju ne SPAK se jeni titullar i institucionit.

Lleshaj: Nese nuk e dini ua tregoj unë adresën e Prokurorisë, shkoni trokisni atje, çojini ato gjera që keni se i bëni shërbim publikut.

Nga akuze politike, kjo çështje u kthye shpejt ne akuze penale. Myslym Murrizi iu drejtua dyerve te SPAK duke kallëzuar dy ministrat e kohës atë të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Mbrojtjes Olta Xhaçka, si dhe zyrtarë të agjencisë së prokurimeve për korrupsion, shpërdorim detyre dhe shkelje te barazisë në tenderin për uniformat e policisë.

Top Channel