Është vënë në pranga ditën e sotme shoferi i kamionit që zuri poshtë drejtorin e Pyjores në Bashkinë e Maliqit.

Bëhet e ditur se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq arrestuan S. G., 63 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, me detyrë shofer pranë një firme.

Dyshohet se 63-vjeçarit i ka dalë nga kontrolli mjeti tip kamion “Benz”, që e kishte fikur dhe parkuar. Mjeti ka filluar të lëvizë me shpejtësi në një dishezë dhe më pas është përmbysur në rrugë, duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit, që ishte pasagjer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”

Top Channel