Biden “heq dorezat” me Putinin: Do t`ju godasim, përgatituni për pasojat!

10/07/2021 17:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ia bëri të qartë homologut rus, Vladimir Putin përmes një telefonate se SHBA-ja “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia.

Një gazetar e pyeti Bidenin pas bisedës nëse Rusia do të përballet me pasoja dhe ai tha: “Po”. “Ia kam bërë shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara presin që kur një sulm kibernetik vjen nga toka e tij edhe nëse nuk është i sponsorizuar nga shteti ata duhet të veprojnë, nëse ne u japim informacione të mjaftueshme se kush është”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Kur një gazetar pyeti nëse SHBA-ja mund të sulmojë serverët e përdorur nga hakerët, Biden tha: “Po”. Kremlini pretendon sakaq se Washingtoni nuk e ka kontaktuar Moskën në lidhje me sulmet kibernetike. “Pavarësisht gadishmërisë nga pala ruse për të goditur bashkërisht veprimtarinë por një zyrtar i paidentifikuar amerikan i mohoi pretendimet e Rusisë, duke thene se administrata Biden ka bërë “kërkesa të shumëfishta, specifike për veprim”.

Biseda telefonike mes dy udhëheqësve vjen më pak se një muaj nga takimi i tyre në Gjenevë, kur Biden paralajmëroi kunder sulmeve të vazhdueshme kibernetike që vijnë nga Rusia ndaj bizneseve dhe infrastrukturës amerikane. Një sulm i ri kibenetik i lidhur me grupin REvil me qendër në Rusi, shkaktoi probleme të mëdha fundjavën e kaluar, duke prekur 1,500 biznese.

Hakerët arritën gjithashtu t’i zhvasin një shumë prej 11 milionë dollarësh kompanisë JBS SA, përpunuesit më të madh të mishit në botë.

Top Channel