Top Channel/ Biden “heq dorezat” me Putinin: “Do t`ju godasim, përgatituni për pasojat”!
10/07/2021 12:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ia bëri të qartë homologut rus, Vladimir Putin përmes një telefonate se SHBA-ja “do të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm” për të ndaluar sulmet kibernetike nga Rusia. Një gazetar e pyeti Bidenin pas bisedës nëse Rusia do të përballet me pasoja dhe ai tha: “Po”. “Ia kam bërë shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara presin që kur një sulm kibernetik vjen nga toka e tij - edhe nëse nuk është i sponsorizuar nga shteti - ata duhet të veprojnë, nëse ne u japim informacione të mjaftueshme se kush është”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë. Kur një gazetar pyeti nëse SHBA-ja mund të sulmojë serverët e përdorur nga hakerët, Biden tha: “Po”. Kremlini pretendon sakaq se Washingtoni nuk e ka kontaktuar Moskën në lidhje me sulmet kibernetike. “Pavarësisht gadishmërisë nga pala ruse për të goditur bashkërisht veprimtarinë Por një zyrtar i paidentifikuar amerikan i mohoi pretendimet e Rusisë, duke thene se administrata Biden ka bërë “kërkesa të shumëfishta, specifike për veprim”. Biseda telefonike mes dy udhëheqësve vjen më pak se një muaj nga takimi i tyre në Gjenevë, kur Biden paralajmëroi kunder sulmeve të vazhdueshme kibernetike që vijnë nga Rusia ndaj bizneseve dhe infrastrukturës amerikane. Një sulm i ri kibenetik i lidhur me grupin REvil me qendër në Rusi, shkaktoi probleme të mëdha fundjavën e kaluar, duke prekur 1,500 biznese. Hakerët arritën gjithashtu t’i zhvasin një shumë prej 11 milionë dollarësh kompanisë JBS SA, përpunuesit më të madh të mishit në botë.

Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42