Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një  mjeti detar tip Skaf, i cili rrezikonte mbytjen. Ngjarja ka disa minuta që ka ndodhur në zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili.

Në skaf kanë qenë shtatë persona pesë të rritur dhe dy fëmijë, ndërkohë që mjeti po mbushej me ujë dhe rrezikohej të mbytej policia kufitare i ka tërhequr nga deti deri në gjirin Dhim Kushta.

Policia Kufitare ka mbërritur në vendngjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port pa asnjë dëmtim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel