Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë me covid vetëm shtatë raste të reja nga 3070 testime që janë kryer gjithsej. Fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete, ndërsa numri i personave që janë shëruar është 4.

Rastet pozitive me Covid-19, janë regjistruar në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 1 rast në Durrës, Vlorë, Devoll.

Aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,047 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Korrik 2021)
Raste të reja ditore       7
Të shëruar në 24 orë     4
Të shtruar në spitale      7
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3070

Testime totale             831,691
Raste pozitive             132,587
Raste të shëruara        130,047
Raste Aktive                        84
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            32
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Vlorë                7
Shkodër          5
Lezhë                3
Durrës              3
Gjirokastër        1
Kukës                1

Top Channel