Rusia regjistron rekord të ri të viktimave nga Covid-19

11/07/2021 01:21

Për herë të katërt brenda dhjetë ditëve, Rusia regjistroi sot një numër rekord të viktimave ditore nga koronavirusi, pasi 752 njerëz vdiqën gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e vdekjeve në 142.253.

Infeksionet ditore mbeten të larta gjithashtu, me 25.082 persona që rezultuan pozitiv me COVID-19 që nga e premtja, duke çuar numrin e përgjithshëm në 5,75 milionë dhe rastet aktive në 433.210, tha task-forca e emergjencës së koronavirusit.

Gjatë së njëjtës periudhë, numri i të shëruarve u rrit me 17.750, duke arritur në 5,18 milionë, shtohet më tej.

Situata në kryeqytetin Moskë mbetet e rënduar. Qyteti ende përbën pothuajse gjysmën e numrit të rasteve të vendit, me 5.694 infeksione të reja, duke e rritur numrin e rasteve aktive në 178.524.

Top Channel