Pilotët e rinj të ajrit/ Klubi i Aeronautikës i përgatit për eventet sportive të ekipit kombëtar

10/07/2021 15:26

Në Gjirokastër klubi i Aeronautikës është duke përgatitur 3 pilotë të rinj që besohet se shpejt mund ti bashkohen eventeve sportive të ekipit kombëtar.

Alket Islami që drejton akademinë e shtrirë në disa qytete beson se masivizimi i këtij sporti është një kërkesë shumë vjeçare.

Davidi 16 vjeç është njëri prej të rinjve që i është bashkuar klubit dhe po trajnohet përgjatë verës në fluturime paraglading. Ai ka fluturuar nga kodrat mbi luginën e lumit Drino për tu ulur mbi pistën e aerodromit të Gjirokastrës prej gati një muaji.

Aeronautika shqiptare e themeluar që prej vitit 1994 ka organizuar me dhjetëra evente kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjirokastra ka qenë një prej pistave më të përshtatshme dhe më të preferuara ndër vite. Numri i pilotëve ka ardhur duke u rritur por tani prania e klubeve lokale në disa qytete kryesore të Shqipërisë përfshi Gjirokastrën pritet të sjellë prurje të reja talentesh për sportet e ajrit.

Top Channel