“Kërpudha shumëngjyrëshe” mbushin qiellin, spektakli i rrallë në Katalonjë!

10/07/2021 15:46

Festivali Europian i Balonave ka nisur me të gjithë madhështinë e tij në Katalonjë të Spanjës, duke e mbushur qiellin me balona shumëngjyrëshe me ajër të nxehtë.

Eventi i shumëpritur nuk i shpëtoi sidoqoftë as ai efekteve të pandemisë së koronavirusit, për shkak të së cilës numri i pjesëmarrësve ishte më i ulët nga sa parashikon zakonisht formati. Entuziazmi i të apasionuarve pas balonave me ajër mbetet megjithatë i pandryshuar. Njëri prej tyre, Angel Aguirre shpjegon vështirësitë me të cilat hasen në manovrim.

Gjëja e parë që na mësojnë, është në fakt dhe ajo më e vështira për pilotët e rinj: të vendosësh nëse kushtet për ngritjen në ajër janë vërtet të duhura, sepse në të kundërt rrezikon shumë. Është shumë më mirë të jesh në tokë dhe të duash të fluturosh, sesa të jesh në ajër e të duash të zbresësh kur sheh se situata është komplikuar shumë.
Carles Roca, thjesht e adhuron fluturimin me balonë.

Është një nga aventurat e pakta që na mbeten. Kur nisesh në fluturim mund të mos e kesh shumë idenë se çfarë do të bësh; e bukura e gjithë kësaj është të dish sesi të përshtatesh gjatë rrugës.

Organizatorëve nuk mësohen dot me idenë që për shkak të Covidit, këtë radhë në festival morën pjesë më pak të huaj, megjithatë shpresojnë që me kalimin e kohës, gjërat të ndryshojnë.

Top Channel