SPAK ‘mësyn’ te MB, arrestohen 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë për tenderin 25 mln euro të uniformave të policisë

10/07/2021 15:01

Abuzimet me tenderat pritet tu kushtojnë lirinë shumë zyrtarëve të radhës që përfunduan në prangat e SPAK janë 9 nëpunës e drejtorë pranë Ministrisë së Brendshme, të cilët u implikuan në përzgjedhjen e kompanisë D&E, për të prodhuar uniformat e policisë së Shtetit.

Në tenderin me vlerë rreth 2 miliardë e 800 milionë lekë ndodhen avantazhime dhe privilegje të padrejta thekson SPAK nga drejtoresha e agjencisë së blerjeve të përqendruara, Edlira Naqellari, që së bashku me katër anëtarë të njësisë së prokurimeve dhe katër të vlerësimit të ofertave i dhanë kartonin jeshil kompanisë, pavarësisht në fjalë pavarësisht se ajo nuk plotësonte kriteret.

Në garë për tenderin e uniformave që nga kapelja dhe deri tek këpucët apo edhe gradat prodhohen me çmime të paarsyeshme, dolën të skualifikuara dy pretendentët turq dhe kroatë

SPAK po vlerëson veprimet e dyshimta apo edhe ndërhyrjet edhe të ish zyrtarëve të tjerë të lartë pranë ministrisë së brendshme, mbi tenderin që dyshohet se ka prekur edhe uniformitetin dhe seriozitetin e veshjeve policore

Disa ministra të brendshëm dështuan të mbanin fjalën uniformën e punonjësve të policisë madje dhe duke i anuluar tenderat në fjalë, ndërsa drejtësia disa herë ka dështuar të hetojë skandalet e mëdha që ndodhin në këtë proces i cili ka sjellë policë të keq veshur dhe me uniforma të dala boje.

Pas kërkesës së kryer Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:

“Arrest me burg” për Edlira Naqellari
“Arrest me burg” për Flutura Çekrezi
“Arrest shtëpi” për Anisa Bogdani
“Arrest me burg” për Ani Omuri
“Arrest me burg”për Klevis Hasani
“Arrest me burg”për Kreshnik Bejkaj
“Arrest me burg”për Fatmir Demneri
“Arrest me burg” për Fatmir Demneri
“Arrest me burg”për Mariglen Buzali
“Arrest me burg” për Gëzim Mingaj

Top Channel