Video/ Bombarduesi rus Tu-95MS reklamon mitralozin e frikshëm të bishtit (fotot)

10/07/2021 18:58

Në një nga videot e fundit të ministrisë ruse të mbrojtjes tregohet në veprim mitralozi i pasëm i bombarduesit të rangut të largët Tupolev Tu-95MS Bear-H teksa qëllon breshëritë e plumbave 23mm. Megjithë pamjen e tij disi të vjetëruar Tu-95MS është relativisht më i ri se homologu i tij amerikan B-52H — dhe një nga avionët e rrallë luftarakë të pajisur me mitraloz nga prapa.

Pamjet tregojnë avionët në manovrat e rregullta ku praktikohet lëshimi i raketave ndaj objektivave në Arktik.

Sipas ministrisë së mbrojtjes, bombarduesi ishte ngritur nga baza ajrore e Saratov, në jugperëndim të Rusisë dhe fluturoi rreth 3000 km, pas një furnizimi në ajër.

Në komente thuhej se bombarduesi në pamje Tu-95MS, ishte ngritur nga baza ajrore Ukrainka në Lindjen e Largët ruse, që është një bazë e rëndësishme strategjike e vendit, me tre skuadronë bombarduesish të tillë.

Tu-95MS është duke kryer një proces modernizimi, por grykat e mitralozit të pasëm mbeten i njëjti dizajn që prej krijimit në vitet 1950.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel