Tmerri me sy: Momenti kur rrufeja godet golfistin e ri në fushë!

10/07/2021 16:01

Momenti tmerrues kur topi i lëshuar nga një golfist 18 vjeçar goditet nga rrufeja farë pranë tij gjatë një stuhie, është regjistruar në kamera.

Tomas Gomez tronditet aq shumë në atë moment sa bie në tokë. Menjëherë, dërgohet ekipi mjekësor për të kontrolluar gjendjen e adoleshentit, i cili pas pak arriti ta merrte veten.

Gomez kujtoi më pas se toka ishte e lagur, dhe ai kishte rrezikuar shumë. “Jam kaq i lumtur që rrufeja goditi topin e jo mua”, tha i riu, që shpëtoi nga vdekja për fije.

Një rast i ngjashëm ndodhi më herët në Massachusets, ku një burrë shpëtoi paq pa u goditur nga rrufeja, e cila ra fill pasi ai doli nga shtëpia për të hedhur plehrat.

Top Channel