“Halli na solli”/ Kapen në shtëpi bari kunetërit në Angli: Do lanim borxhet! (FOTO)

10/07/2021 14:29

Nuk zgjati shumë ëndrra britanike e dy kunetërve shqiptare, të cilët shpresonin që përmes kultivimit të paligjshëm të kanabis sativa, të zgjidhnin hallet e tyre e të shlyenin borxhet.

Adrian Qevani dhe Ervin Abazi janë kapur në një shtëpi bari, teksa kujdeseshin për rritjen e rrënjëve të kanabisit. Kur forcat e rendit hynë në banesën e tyre në Goldenhill, kunetërit u larguan me shpejtësi nga dera e pasme, por nuk arritën të shkonin shumë larg. Në dy dhomat e sipërme të banesës, efektivët gjetën 83 rrënjë kanabisi, vlera e të cilave në treg mund të shkonte deri në 28 mijë paundë.

Në shtëpinë e kthyer në laborator droge u zbuluan edhe ventilatorë, freskuese, llamba, e pajisje të tjera që shërbenin për rritjen e bimëve narkotike. Mësohet se Adriani kishte vetëm një javë që shkuar në Britani, për të shlyer disa borxhe që kishte i ati i tij, dhe këtë ia kishte sugjeruar pikërisht Ervini, i cili ishte nisur atje përpara 6 apo 7 muajsh, por tani duhet t` shlyente huanë prej 12 mijë paundësh personave që e dërguan në Angli. Mënyra për ta kthyer këtë borxh ishte pikërisht puna në shtëpinë e barit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel