Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Gramsh-Kushov, pasi një autobus me pasagjerë ka dalë nga rruga.

Për pasojë autobusi ka përfunduar në një greminë rreth 30 m dhe si pasojë i ka marrë jetën një 30-vjeçari.

Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe 9 persona të tjerë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se në gjendje më të rëndë është një pasagjere e moshuar, të cilën po e trajtojnë më rëndë me oksigjen. Atë po e nisin me po e nisin me avion në spitalin ushtarak të Tiranës, si dhe tre ambulanca të tjera janë nisur paraprakisht në Tiranë.

Në vendin e ngjarjes krahas ambulancës dhe grupit hetimor ka mbërritur edhe zjarrfikësja, e cila po punon për të nxjerrë nga gremina edhe trupin e viktimës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel