Reperi Ledri Vula feston sot 35 vite jetë dhe për këtë ditë të shënuar ai organizoi në mesnatë një festë më miqtë e njerëzit më të afërt.

Ka qenë Sara ajo e cila ka ndarë pamjet nga festa e organizuar për reperin në Tiranë, aty ku janë mbledhur miq dhe të dashurit e tyre nga Kosova dhe Shqipëria.

Torta e gjitha në ngjyrë të zezë ka tërhequr gjithashtu vëmendjen, teksa Ledri ka festuar me gotën në dorë.

Me rastin e 35-vjetorit të Ledrit, Sara Hoxha ka zbuluar se ajo dhe reperi i kanë dedikuar tatuazhet më domethënëse njëri-tjetrit. Sara ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shihet se ata kanë gdhendur në krahë ditëlindjet e njëri-tjetrit.

Reperi mban në krahë vitin 1992 (ditëlindja e Sarës), ndërsa partnerja e tij vitin 1986.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel