Vendosën “tabelat e shtetit” në automjet, disa të proceduar në Tiranë

10/07/2021 14:08

Disa drejtues automjetesh janë proceduar penalisht, pasi janë kapur duke vendosur sisteme shtesë pamore e zanore, që përdoren në mënyrë abuzive nga shoferët.

Forcat e policisë kanë verifikuar te gjithë automjeteve qe përdorin simbole apo shenja dalluese, qe tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik si dhe ato me sisteme shtese pamore e zanore qe përdoren ne mënyre abuzive dhe ne kundërshtim me dispozitat e përcaktuara ne Ligj.

“Ne funksion te kontrolleve, dy ditet e fundit jane verifikuar nje numer i konsiderueshem mjetesh, si dhe jane proceduar disa drejtues automjetesh, te cilet kishin vendosur sisteme shtese pamore ne kundershtim me dispozitat e parashikuara ne nenin 175 te Ligjit Nr.8378, date 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise”, i ndryshuar, shkelje per te cilat u jane pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve te parashikuara ne Ligj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh pasi janë kapur ne kushtet e flagrancës dhe janë shoqëruar per veprime te tjera hetimore per veprën penale te parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal.

Top Channel