Presidenti amerikan Donald Trump do të udhëtojë këtë javë drejt Azisë, në përpjekje për të rimarrë iniciativën politike pas humbjeve të konsiderueshme që Partia Republikane pësoi në zgjedhjet e ndërmjetme. Kreu i Shtëpisë së Bardhë synon të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare përmes një takimi historik trepalësh me presidentin kinez Xi Jinping dhe homologun rus Vladimir Putin, ku në fokus pritet të jetë diskutimi mbi arsenalet bërthamore. Trump e ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e marrëdhënieve personale me liderët e Kinës dhe Rusisë, dy prej rivalëve kryesorë të Shteteve të Bashkuara, megjithëse deri më tani nuk ka arritur përparime të rëndësishme diplomatike. Ndalesa e parë e presidentit amerikan do të jetë në Filipine, ku të martën do të takohet me liderët e Azisë Juglindore. Këto vende kërkojnë mbështetjen e Uashingtonit për të frenuar veprimet agresive të Pekinit në rajon.