E premte, 11 Mars 2022
21:03
Mevlani prek Adën: E ke gjoksin origjinal apo të bërë

Takimi Ada-Mevlan ishte shumë i afërt . Në të pamë prekje, ledhatime dhe përkëdhelje nga të dyja palët.

20:49
Fiks Fare/ “Do i ulin kur të mbushin xhepat”, punonjësit e karburanteve tregojnë si ndryshon çmimi i naftës brenda orës nga pronarët!

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen rekord të çmimeve të karburantit në Shqipëri. Megjithëse lufta me armë dhe bomba bëhet mijëra kilometra larg kufijve tanë, efektet e para ekonomike kanë ardhur edhe në Shqipëri, teksa më të prekurit janë konsumatorët. Para luftës, çmimi mesatar i një litri karburant (naftë e benzinë) ishte 175 lekë.

20:40
Lufta. Çmimet e ushqimeve në mbarë botën mund të rriten deri në 20%

Çmimet e ushqimeve në mbarë botën mund të rriten deri në 20% si pasojë e luftës në Ukrainë, paralajmëron agjencia e ushqimit e OKB-së.

20:37
YouTube bllokon kanalet e mediave ruse në mbarë botën

YouTube tha të premten se po bllokon kanalet e mediave ruse të financuara nga shteti rus.

20:36
‘Bjellorusia na sulmon në orët e ardhshme’. Ukraina ngre alarmin pas takimit Putin-Lukashenko

Ukraina ka paralajmëruar se nuk mund të përjashtojë mundësinë që Bjellorusia t’i bashkohet pushtimit rus në orët e ardhshme.

20:31
Protesta kundër rritjes së çmimeve, reagon Meta: Policia të distancohet nga ndalimet e pajustifikuara

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas protestës së ditës së sotme në Tiranë dhe disa qytete të vendit duke i kërkuar qeverisë që të mbajë përgjegjësi për shqetësimin e qytetarëve. Ndërsa policisë i kërkon që të distancohet nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara.

20:28
Biden: SHBA dhe aleatët do t’i heqin Moskës statusin e vendit më të favorizuar në tregti

Presidenti Joe Biden njoftoi të të premten se SHBA së bashku me vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të Grupit të g7 , do të ndërmarrin masa për t’i hequr Rusisë statusin e kombit më të favorizuar në tregti për shkak të luftës në Ukrainë.

20:26
Pretendimi për armët kimike, Mbretëria e Bashkuar “dënon” Rusinë

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në OKB, Dame Barbara Woodward ka dënuar pretendimin e Rusisë për zbulimin e provave të armëve biologjike në Ukrainë.

20:23
Ukraina ka armë biologjike, SHBA hedh poshtë akuzat e Rusisë: Pretekst për sulm

Ambasadori i Rusisë në OKB pretendon se Moska ka prova se Ukraina po zhvillon armë biologjike. Në mbledhjen e sigurisë së OKB me kërkesë të Rusisë , Vasily Nebenzya tha se forcat ruse kanë gjetur prova të një rrjeti prej 30 laboratorësh që synonin zhvillimin e disa sëmundjeve vdekjeprurëse.

20:07
Presidenti i Ukrainës në komedinë e vitit 2015 ‘Shërbëtori i popullit’ (fotot)

Në pamje te publikkuara sot shihej seriali komik i presidentit aktual të Ukrainës, Volodymyr Zelensky “Shërbëtori i Popullit” ku ai luante rolin e nje mësuesi që u bë president.

20:06
Sonte “Ëndërtjerrësit”, transmetohet në orën 21:00 në Top Channel episodi i 8

Sonte në mbrëmje transmetohet, episodi i 8-të i “Ëndërrtjerrësit”, “Në kërkim të talenteve”.

20:03
Pretendimet e Rusisë për armët biologjike, ja si reagon Kina

Përfaqësuesi i Kinës në OKB Zhang Jun i ka përshkruar bisedimet e shumta të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës si hapa pozitivë drejt arritjes së paqes dhe se do të kontribuojë në rolin e saj në de-përshkallëzimin e situatës.

20:01
Protesta në Tiranë, bllokohet rethrrotullimi i Zogut të Zi (Foto)

Vijon protesta për uljen e çmimeve, ndërsa protestuesit janë zhvendosur në Rrugën e Durrësit.

20:00
Vllaznia-Tirana/ Bardheblutë kërkojnë të thellojnë diferencën në krye të listës

Në këtë javë të 25-të të Abissnet Superiroex do të luhet klasikja e futbollit shqiptarë mes Vllaznisë dhe Tiranës.

19:58
Nxënësit tallin mësuesit/ Shumë më e rëndë situata në shkollat e mesme

Pas luleve të 7 marsit, vijon normaliteti, duket se nxënësit jo vetëm nuk i duan por as nuk i respektojnë mësuesit.

19:55
Mashtrim shqiptar me Bitcoin/ Padia e italianit, humbi 108 mijë euro në call center

Megjithë hetimet e vazhdueshme dhe letërporositë e ndërkombëtarëve për subjekte të ndryshme që ushtrojnë aktivitetin në fushën e call center si këshillues financiare, ato vazhdojnë aktivitetin të pashqetësuar duke mashtruar qytetarë të shumtë. Kallëzimi më i fundit vjen nga një shtetas italian, i cili ankohet se është mashtruar në këtë mënyrë.

19:47
Peticion në PD kundër Bashës/ Grida Duma: Zgjedhje të reja në PD, pa Bashën dhe Berishën

Më shumë mundësi, kjo fundjavë do të jetë dita kur deputetët rebelë brenda PD-së do të kërkojnë pushime pa afat për Lulzim Bashën.

19:44
BE: Do të vendosim një paketë të katërt të sanksioneve kundër Rusisë

BE njofton më shumë sanksione kundër Rusisë, përfshin ndalimin e eksportit të mallrave luksoze dhe goditjen e aseteve të kriptove

19:30
Pano Soko ironizon Edi Ramën. Sillet si drejtor lajmesh jo si kryeministër

Ekonomisti dhe aktivisti Pano Soko komentoi për “Top Talk” rritjen e cmimeve dhe abuzimet që po kryhen nga disa subjekte tregtare.

19:23
Paralajmëron Macron: Europa është destabilizuar, mund të jetë më keq pas 12 deri në 18 muajsh

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se furnizimet ushqimore evropiane dhe afrikane do të “destabilizohen thellësisht” nga lufta Ukrainë-Rusi.

19:22
“Turizëm nafte” në Malin e Zi/ Shkodranët thajnë karburantet përtej kufirit. Nafta kushton 178 lekë

Kur në vendin tonë kanë shpërthyer protestat kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës, me qindra shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen në Mal të Zi. Në këtë shtet, nafta kushton 1.45 euro ose 1.78 lekë shqiptare, rreth 70 lekë më lirë se në vendin tonë. 

19:09
Protesta në Tiranë/ Qytetarët marshojnë në bulevard, brohorasin njëzëri: Asnjë lekë më shumë

Në ditën e tretë të protestës kundër rritjes së çmimeve, qytetarët kanë qëndruar për rreth 2 orë para kryeministrisë dhe më pas kanë nisur marshimin në bulevard duke bllokuar rrugët.

19:02
Shtëpia e Bardhë: Jemi të tmerruar nga taktikat brutale të Rusisë

Shtëpia e Bardhë tha sot se ka “indikacione të forta” se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë.

19:00
Dita e tretë e protestës. Shoqërohen disa persona në polici, protestuesit bllokojnë disa akse rrugore

Sot ishte dita e tretë e protestës në Tiranë dhe qytete të tjera pasi qytetarët kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës që për pasojë ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të tjera.

18:56
Protesta kundër rritjes së çmimeve, reagon Rama: Përpjekje e ulët për të manipuluar! Ky nuk është populli

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestave që po mbahen kundër rritjes së çmimeve në të gjithë vendin.

18:51
Putin urdhëron që 16 000 vullnetarë nga Lindja e Mesme të ndihmohen të arrijnë në Ukrianë për konfliktin (fotot)

Presidenti rus shpjegoi se lëvizja e tij vjen në kundërpërgjigje të përfshirjes së Perëndimit në pajtimin e mercenarëve për të luftuar për Ukrainën.

18:34
Ambasadori i Rusisë në OKB: Moska ka gjetur prova të armëve biologjike në Ukrainë

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka pohuar se forcat e Moskës kanë gjetur prova të një përpjekjeje për të pastruar provat e armëve biologjike në Ukrainë.

18:33
Protesta në Korçë, 7 persona shoqërohen në polici

Teksa në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë po zhvillohen protesta kundër rritjes së çmimeve, në Korçë policia po kryen shoqërime të personave që morën pjesë në protestë mesditën e sotme.

18:18
OKB-ja nuk është në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë

Shefja e çarmatimit e OKB-së Izumi Nakamitsu tha se Kombet e Bashkuara nuk janë në dijeni të ndonjë programi të armëve biologjike në Ukrainë.

18:17
Gjashtë pushues pësojnë mbidozë nga kokaina e përzier me fentanil në Florida (fotot)

Gjashtë pushues pranvere në një shtëpi me qera në Florida, SHBA u dërguan në spital nga mbidoza e kokainës së përzier me opiatin e fuqishëm fentanil, një prej të cilëve është në gjendje të rëndë, thanë autoritetet.

18:07
Protesta në Shkodër, qytetarët marshojnë në qytet dhe pezullojnë lëvizjen e automjeteve

Qindra qytetarë po marrin pjesë në protestë në qytetin e Shkodrës. Qytetarët kanë nisur të marshojnë nëpër qytet duke pezulluar lëvizjen e automjeteve.

18:00
Ish-presidenti i Ukrainës: Fitorja ruse do të ishte një ‘katastrofë’ për botën

Ish-presidenti i Ukrainës thotë se do të ishte një “katastrofë” për botën nëse Rusia do të dilte e fituar nga Lufta me Ukrainën.

17:56
Protesta në Lushnje, banorët mblidhen në qendër të qytetit

Dhjetëra banorë të Lushnjes janë mbledhur për të protestuar në qendër të qytetit.

17:39
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1041 testime, 73 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 217 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

17:32
Nis protesta edhe në Bulqizë, protestuesit bllokojnë rrugën nacionale

Protesta ka nisur edhe në Bulqizë pasi protestuesit kanë bllokuar rrugën nacionale.

17:27
Durrës, protestuesit përplasen me policinë, bllokohet lëvizja e kamionëve drejt portit të Durrësit

Gjatë protestës në qytetin e Durrësit, qytetarët janë përplasur me forcat e policisë.

17:26
Biden paralajmëron Rusinë: Nëse përdor armë kimike në Ukrainë, do të paguajë një çmim të rëndë

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Rusinë se do të paguajë një “çmim të rëndë” nëse vendi përdor armë kimike në Ukrainë.

17:15
Nis protesta për rritjen e çmimit të naftës, qytetarët në Lezhë ulen në rrugë. Ndërhyn policia

Kjo është dita e tretë e protestës së qytetarëve në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë për rritjen e çmimit të naftës që ka sjellë edhe rritjen e çmimit të produkteve të tjera.

17:06
Kim Jong-un në stil të plotë ‘Top Gun’ për vizitën në impjantin e raketave (fotot)

Lideri i Koresë së Veriut duket se nuk kishte asnjë ndryshim me Tom Cruise teksa vizitonte një impjant ushtarak i veshur me syze dhe xhaketë lëkure, shkruanin me ironi mediat perëndimore.

16:54
Zelensky: Ukraina është drejt fitores, kemi arritur në një pikë kthese…

Presidenti Zelensky tha se Ukraina ka arritur një pikë kthese dhe është në rrugën drejt fitores.

16:50
Einxhel flet për familjen e DJ Dagz: Mezi pres të takohem me ta

Einxhel Shkira ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ku foli për ditët jashtë shtëpisë së Big Brother VIP, marrëdhënien me DJ Dagz dhe familjen e tij.

16:48
“Më fejuan në moshën 8-vjeçare”, mësuesja tregon historinë e saj: Nuk më pyeti njeri

Meleqe Reja mësuesja e parë rome tregoi për “Shqipëria Live” sfidat e saj të jetës duke nisur që nga fëmijëria.

16:47
Presidenti amerikan Biden zbulon veprimet e tjera kundër Rusisë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka thënë se do të ketë më shumë sanksione ndaj Rusisë, ndërsa pushtimi në Ukrainë vazhdon.

16:45
Ukraina vret oficerin e lartë rus

Një oficer i rangut të lartë rus është vrarë nga forcat ukrainase.

16:40
India ‘aksidentalisht’ lëshon raketën drejt Pakistanit, për incidentin ‘i vjen shumë keq’ (fotot)

Ushtria e Indise ka pranuar se aksidentalisht ka lëshuar një raketë drejt Pakistanit.

16:36
“Është provokim”/ Ukraina akuzon Rusinë: Po godisni Bjellorusinë që ta fusni në luftë

Ukraina ka akuzuar avionët rusë se kanë qëlluar në një vendbanim bjellorus pranë kufirit nga hapësira ajrore ukrainase si një përpjekje për të futur Bjellorusinë në luftë.

16:33
Zëvendës-presidentja e SHBA: Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”

Zëvendës-presidentja e SHBA Kamala Harris tha se Vladimir Putin nuk është i interesuar për “diplomaci serioze”. Duke folur nga Rumania, Harris tha se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara është të jenë të vendosura për të gjetur një zgjidhje diplomatike. “Që nga fillimi, Shtetet e Bashkuara janë përpjekur sinqerisht të angazhohen në diplomaci. Nga gjithçka […]

16:21
Autoriteti i Konkurrencës: Janë nën monitorim subjektet që operojnë vaj vegjetal, miell, vezë, oriz dhe sheqer

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur hetimin për tregtimin e karburanteve naftë e benzinë pas evidentimit të dyshimeve për shtrembërim të mundshëm të konkurrencës.

16:12
Menaxheri i Hernandezit, kundër Lothar Matthäus: Ndër më të mirët në këtë rol, Bayerni e vlerëson

Lucas Hernández ka marrë shumë kritika që kur mbërriti te Bayerni.

16:05
Inteligjenca ukrainase: Putin po planifikon një katastrofë në Çernobil

Inteligjenca ukrainase pretendon se Rusia do të falsifikojë një sulm terrorist në centralin bërthamor në Çernobil.

16:04
Kapet makina me 31 kg drogë në Tiranë, arrestohen tre të rinj (Detaje)

Tre persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, të cilët akuzohen për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, di dhe veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.

15:49
Hungaria heq masat kufizuese anti-covid me Shqipërinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Hungaria ka hequr të gjitha masat kufizuese anti-covid për hyrjet në vend.

15:48
Putin kërkon vullnetarë të huaj për të luftuar në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin u ka bërë thirrje vullnetarëve të huaj të luftojnë kundër forcave ukrainase.

15:47
Cilët janë oligarkët rusë në Britani të sanksionuar pas Abramovich, prej luftës në Ukrainë (fotot)

Roman Abramovich kishte pasur lidhje të forta në Britani që kur bleu klubin e Chelsea-t të Londrës në 2003, së bashku me shumë prona të tjera, por këto nuk e shpëtuan dot nga sanksionet pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës.

15:40
Molotovët kundër rusëve/ Si i bëjnë dhe si i shpërndajnë ukrainasit

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ndodhet në Kiev dhe sot ka patur mundësinë të shikojë nga afër se si ukrainasit përgatisin bombat me molotov.

15:35
Chelsea “pronë” e qeverisë, klubi ju sekuestrua rusit Abramovich

Kushdo që është i interesuar të blejë Çelsin mund t’i drejtohet qeverisë së Anglisë dhe të bëjë një propozim.

15:33
Mali i Zi lehtëson masat anti-covid, qytetarët shqiptar nga sot mund të udhëtojnë lirisht

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se Mali i Zi ka lehtësuar masat anti-covid për hyrjet në vend.

15:28
Rrjeti i grave sipërmarrëse, do të veprojë në rajonin e ballkanit perëndimor

Goditjet e forta sociale dhe ekonomike si pasojë e luftës në Ukrainë, në sytë e ndërkombëtarëve sjellin domosdoshmërinë e fuqizimin të gruas.

15:14
Jo të gjithë ulën çmimin! Në shumë qytete, çmimi i naftës mbahet i lartë abuzivisht

Çmimi i naftës këtë të premte ka nisur të ulet, por sipas një vëzhgimi të korrespondentëve të Top Channel në të gjithë vendin, vihet re se disa kompani ende abuzojnë duke e mbajtur çmimin më lart se të tjerët.

15:13
Taksistët: Na hiqni taksat! Protestë sot në Tiranë/ Të shqetësuar dhe për informalitetin

Rritja e çmimit të karburantit ka ngritur në protestë edhe shoqatën e taksive, të cilët protestën e nisën tek kryeministria për ta vijuar tek Bashkia dhe Ministria e Infrastrukturës.

15:05
Nafta zbret në 223 lekë, por disa kompani vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta

Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë.

15:04
Nafta, qeveria kontroll çmimit/ Rama: Kush shet më shtrenjtë, do humbasë pikën e karburantit

Situatat emergjente siç është edhe rritja e çmimit të naftës ditët e fundit, kërkojnë zgjidhje emergjente.

14:43
Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Gjirokastër

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi u kap duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.

14:18
Ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 31-vjeçari në Burrel

Një 31-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, është arrestuar nga policia në Burrel.

14:02
Lufta mund të rrisë shumë çmimet e ushqimeve

Çmimet e ushqimeve të kafshëve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, thotë agjencia e ushqimit e OKB-së.

13:56
Kryente mashtrime dhe transaksione financiare përmes call center, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Një tjetër rast i përfitimit të shumave të mëdha monetare nëpërmjet mashtrimeve me anë të platformave elektronike, është goditur nga policia.

13:49
Shtrenjtimi i kostos së jetesës! Qytetarët në protesta, bllokojnë rrugët në disa qytete

Rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës ka shkaktuar revoltën e qytetarëve, që kanë dalë në protesta për të tretën ditë më radhë.

13:32
Ukrainën në BE “e bllokon” Shqipëria, Holanda: Është para, ka 10 vjet që pret!

Samiti i liderëve të BE-së në Versajë të Parisit hyn sot në ditën e dytë, por tashmë nga takimi i parë u mësua qartë se një anëtarësim i shpejtë i Ukrainës në bllok europian, refuzohet nga disa prej kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare.

13:21
Nuk lejohen të hyjnë në qytet, shoferët e transportit të nxënësve të shkollave private në Fier protestojnë para bashkisë

Drejtuesit e automjeteve të shërbimit të transportit të nxënësve të shkollave private në Fier kanë nisur sot një protestë para bashkisë, pasi u është ndaluar hyrja në qytet për këtë shërbim.

13:12
Shpërthim i fuqishëm në Kroaci, bie droni nga Ukraina?!

Një objekt fluturues u rrëzua gjatë natës në periferi të kryeqytetit kroat, Zagreb, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, por fatmirësisht asnjë të lënduar.

13:07
Zelensky, gati të flasë me Putin: Do pranojmë neutralitetin!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është i gatshëm të bisedojë drejtpërdrejt me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, por “nuk do të bëjë asnjë kompromis ndaj pozicionit të Moskës gjatë këtyre negociatave”, tha zëvendësi i tij për CNN.

12:58
Rusia zgjeron hartën e sulmit: Bombardohen egërsisht për herë të parë Dnipro e Lutsk!

Ngadalë, por Rusia po e zgjeron hartën e saj të bombardimeve në Ukrainë, pre e të cilave për herë të parë që nga fillimi i pushtimit, kanë rënë edhe dy qytetet qendrore, Dnipro e Lutsk.

12:54
Danimarka merr qeli burgu me qira në Kosovë, marrëveshja pritet të miratohet në maj

Marrëveshja për dhënien me qira të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, pritet të finalizohet në fillim të muajit maj.

12:51
Gjermania me Kosovën, Baerbock: E përfunduar puna për liberalizimin e vizave!

“Kosova e ka kryer punën e saj sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe tani i mbetet Bashkimit Europian ta bëjë të njëjtën gjë”, pohoi në Prishtinë shefja e diplomacisë, Annalena Baerbock, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

12:44
”U çmend” vaji, një litër 3.50 euro/ Kosova ndëshkon abuzuesit me gjoba e mbyllje!

Autoritetet në Kosovë u hodhën në veprim pas njoftimeve për një rritje të beftë te çmimit të vajit.

12:36
Nafta në Kosovë/ Nis ulja pas shtrenjtimit

Në Kosovë pati sërish lëvizje të çmimit të naftës. Për dallim nga një ditë më parë, çmimet u ulën për 17 centë, nëpër pikat e shitjes me pakicë.

12:31
Ulet çmimi i naftës në Lezhë, lista e pikave të karburanteve

Edhe në Lezhë çmimi i naftës ka pësuar ulje të lehtë ditën e sotme.

12:29
Protestat nuk ndalen! Këtë mëngjes protestoi Lushnja dhe Korça

Protestat kundër çmimit të naftës vazhdojnë. Mëngjesin e së premtes u protestua në Lushnjë dhe Korçë.

12:18
Babai përcjell mes lotësh vajzat e tij! Momentet prekëse nga metrotë e Kievit, udhëtim drejt të pa diturës

Metrotë e Kievit janë bërë dëshmitare të skenave dhimbjes dhe trishtimit të qytetarëve që përcjellin fëmijët e të afërmit dhe vetë qëndrojnë për të luftuar kundër pushtuesit rus.

12:14
Ulen ndjeshëm çmimi i naftës dhe në Kukës/ Qytetarët prej kohësh blejnë karburant në Prizren

Pikat e karburanteve në qytetin e Kukësit këtë të premte kanë ulur ndjeshëm çmimin e naftës.

11:57
Përndiqte dhe kërcënonte shtetasen, arrestohet 29- vjeçari në Bulqizë

Një 29-vjeçar që dyshohet se përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase në Bulqizë është arrestuar këtë të premte.

11:56
Ushtari që vrau “Che” Guevaran vdiq në moshën 80-vjeçare

Mario Teran, ushtari bolivian që në tetor të 1976 qëlloi me armë zjarri mjekun argjentinas dhe revolucionarin Ernesto “Che” Guevara vdiq në moshën 80-vjeçare.

11:26
“Të bashkuar si një komb”, studentët e Universitetit Bujqësor ngrihen në protestë

Studentët e Universitetit Bujqësor janë mbledhur në protestë mëngjesin e sotëm, për të kërkuar uljen e çmimeve.

11:08
Rritja e çmimeve, studentët nga Fakuteti i Tiranës ngrihen në protestë pasdite

Studentët e Universitetit të Tiranës, kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protestë ditën e sotme ne orën 16:30, për të kërkuar uljen e çmimeve.

10:52
Balluku furnizuesve të naftës: Kontrolloni rezervat, duhet të jenë të barabarta me 90 ditë shitje

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku u kërkoi këtë të premte furnizuesve të naftës të kontrollojnë nëse kanë gjendje rezervën e sigurisë së naftës, siç e parashikon ligji.

10:52
Aksident në Fushë-Krujë, makina përplas motorin. Përfundon në spital një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 10:20 në Fushë-Krujë.

10:44
Arrestohen tre persona dhe merret nën hetim një tjerër në Korçë, për çfarë akuzohen

Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është marrë nën hetim nga policia në Korçë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

10:33
Bllokimi i rrugëve si protestë për rritjen e çmimeve, disa të arrestuar dhe dhjetëra të tjerë nën hetim në të gjithë vendin

Bllokimi i rrugëve ka qenë një nga veprimet e protestuesve në disa qytete të Shqipërisë, të cilët kundërshtojnë rritjen e çmimeve të hidrokarbureve dhe produkteve të shportës.

10:32
Rriti çmimin e vajit, gjobitet me 1 mijë euro biznesi në Kosovë

Inspektorati i Komunës së Skenderajt, ka gjobitur me njëmijë euro gjobë një operator pasi rriti çmimin e vajit dhe manipuloi me sasinë.

10:25
Stoltenberg: Ukraina nuk duhet të bëhet luftë e NATO-s me Rusinë

NATO nuk duhet të lejojë që pushtimi rus i Ukrainës të kalojë në një luftë midis aleancës dhe Moskës, tha të premten shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke përjashtuar përsëri një zonë të ndaluar fluturimi.

10:23
Çmimi në reklamë i sheqerit i ndryshëm nga fatura, gjobitet me 400 euro marketi në Gjilan

Një market në Gjilan është gjobitur nga Inspektori i tregut, për shkak të mos përputhjes së çmimneve të produkteve.

09:57
Ngrihet Bordi Kombëtar i Furnizimit me Karburant/ Rama: Kush vendos çmim ndryshe nga ai që caktohet, humbet pikën e karburantit

Kryeminstri Edi Rama njoftoi këtë të premte, në takimin me furnizuesit e hidrokarbureve se do të ngrihet Bordi Kombëtar i Furnizimit me Karburant.

09:55
BE-ja propozon 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian propozoi dyfishimin e ndihmës financiare për ushtrinë e Ukrainës, duke shtuar 500 milionë euro në këtë fond.

09:45
Nafta sot kushton 223 lekë, ndryshimi në çmimin e karburanteve pas stabilizimit të tregjeve ndërkombëtare

Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë.

09:40
Navalny bën thirrje për më shumë protesta kundër luftës në Ukrainë

Politikani opozitar rus i burgosur, Aleksei Navalny, ka bërë thirrje për protesta këtë fundjavë kundër pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.

09:39
Rama: Lufta ka ardhur në Shqipëri në faturën e çmimeve, qeveria do të administrojë tregun e naftës

Lufta (në Ukrainë) ka ardhur në Shqipëri, në faturën e çmimit të energjisë, naftës dhe ndikimit ne të gjitha çmimet, tha sot kryeministri Edi Rama, në një takim me furnizuesit e naftës.

09:30
OKB: Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më 11 mars, tha agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit, të premten. Shifrat e fundit tregojnë 200,000 refugjatë shtesë që nga raporti i fundit deri më 10 mars.

09:23
Në pikat e karburantit në Durrës, sot nafta shitet 20 lekë më lirë

Çmimi i karburantit në Durrës ka pësuar një tjetër rënie.

09:20
Rusia bombardon qytetin Dnipro të Ukrainës

Forcat e ushtrisë ruse kanë bombarduar këtë të premte qytetin Dnipro në Ukrainë.

09:00
Kina bën thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë

Kryeministri kinez, Li Keqiang, ka bërë thirrje për përmbajtje në konfliktin në Ukrainë për të shmangur një fatkeqësi humanitare.