Forcat e ushtrisë ruse kanë bombarduar këtë të premte qytetin Dnipro në Ukrainë.

Shërbimet e emergjencës thanë se si pasojë e sulmit, një person humbi jetën.

Herët të premten, ka pasur tre sulme ajrore në qytet, domethënë goditën një kopsht fëmijësh, një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë këpucësh dykatëshe, duke shkaktuar një zjarr. Një person vdiq,” u tha në një deklaratë nga shërbimet e emergjencës.

Bombardimet u raportuan gjithashtu të premten në Lutsk, një qytet në veriperëndim të Ukrainës.

Pati shpërthime në anën e aeroportit,” shkroi kryetari i Lutsk, Ihor Polishchuk në Facebook.

Ministria ruse e mbrojtjes tha në një konferencë të premten se trupat e saj shënjestruan aeroportet në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk, një tjetër qytet në perëndim të Ukrainës, rreth 250 kilometra në jug të Lutsk.

Fushat ajrore ushtarake në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk janë vënë jashtë funksionit,” tha zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov.

Lufta në Ukrainë nisi pas sulmit që Rusia bëri ndaj këtij shteti më 24 shkurt. Që nga ajo kohë janë shënuar qindra vdekje dhe miliona refugjatë.

Top Channel