Çmimi i naftës këtë të premte ka nisur të ulet, por sipas një vëzhgimi të korrespondentëve të Top Channel në të gjithë vendin, vihet re se disa kompani ende abuzojnë duke e mbajtur çmimin më lart se të tjerët.

Kështu, në Shkodër grupi ynë i xhirimit fiksoi çmimin më të lartë në mesditë në pikën e karburantit të Alpet me 246 lekë për litër. Ndërkohë që në pikat e tjera çmimi varionte nga 220 deri 223 lek për litër.

Alpet: 246 lek/l

GD-OIL: 220 lek/l

Kastrati: 223 lek/l

GegaOil: 223 lek/l

LuaniA: 223 lek/l

Lezhë, çmimi në pikat ku shkoi grupi ynë i xhirimit luhatej nga 216 lekë për litër në 225.

Kastrati:223 lek/l

Bolv Oil:225 lek/l

Juk Oil:225 lek/l

Gega Oil: 223 lek/l

Veliaj Petrol: 216 lek/l

Kukës, çmimi më i lartë ishte tek  Alpet me 246 lekë për litër duke u ndarë me një diferencë nga duraku me 238 dhe pikat e tjera që kishin çmimin fiks 223 lek për litër.

Alpet: 246 lek/l

Duraku: 238 lek/l

Gega Oil: 223 lek/l

Kastrati: 223 lek/l

Trota: 223 lek/l

Edhe në Durrës, Apet dhe IP e kishte çmimin më të lartë këtë të premte me 246 lekë, e ndjekur nga pika më e afërt në çmim Adi Gaz dhe Lekli me 230  lekë.

Alpet:  246 lek/l

IP : 246 lek/l

Gega: 223 lek/l

Kastrati: 223 lek/l

Krasniqi: 223 lek/l

Elda: 223 lek/l

Adi gaz:  230 lek/l

Lekli: 230 lek/l

Elbasan, gjejmë dhe çmimin më të lartë të ditës te Gold Oil me 258 lekë e më pas Alpet me çmim si në qytetet e tjerë 246, ndjekur nga Blu Energy me 245 lekë. Këtu çmimet luhaten nga 223 lekë e madje duke ndryshuar edhe nga pikat e së njëjtës firmë si Krasniqi me dy çmime të ndryshme, 216 dhe 245.

Gold oil: 258 lek/l

Alpet: 246 lek/l
Elda: 223 lek/l
Rod Oil: 246 lek/l
Blu energy: 245 lek/l
Krasniqi 1: 216 lek/l
Krasniqi 2: 245 lek/l
Kastrati: 223 lek/ l
Admiral: 223 lek/l
Gega: 223 lek/l
Marsok: 243 lek/l
Bolv: 225 lek/l
Feleqi:  231 lek/l

Korçë, sërish gjejmë me çmimin më të lartë Alpet po 246, dhe pikat e tjera ku çmimi luhatet nga 223 deri në 225 lekë.

Alpet: 246 lek/l

Ar Oil:225 lek/l

Bolv: 225 (naftë vendi) / 235 (greke)

Kastrati: 223 lek/l

Metro: 223 lek/l

Elda: 223 lek/l

Vlorë, çmimin më të lartë e ka Sel Oil me 248 lekë e ndjekur nga Alpet me 246 leke për litër ndërsa në pikat e tjera luhatet nga 220 deri në 237 lekë.

Alpet: 246 lek/l

Kastrati: 223 lek/l

Elda:  237 lek/l

Gega Oil: 223 lek/l

Sel oil: 248 lek/l

Dule: 220 lek/l

Fier, R oil ka çmimin më të lartë nga pikat që vëzhguam me 234 lekë për litër ndërsa çmimi më i ulët në qytet shkon në 216 lek për litër.

Kastrati: 223 lek/l

Bolv: 225 lek/l

Vpetrol: 216 lek/l

R oil:  234 lek/l

Gjirokastër, çmimin më të lartë e ka Arsoil me 249 dhe Alpet këtu e gjejmë po me 246 lekë për litër.

ASR Oil: 249 lek/l

Alpet Oil: 246 lek/l

Bolv Oil: 225 lek/l

Kastrati: 223 lek/l

Eida:  223 lek/l

Ap-Oil: 223 lek/l

Gega Oil: 223 lek/l

Aipet Oil:235 lek/l

Krasniqi Oil: 223 lek/l

Bolv Oil: 225 lek/l

Bajaj Oil: 225 lek/l

Top Channel