Protestuesit e parë të thirrur nga Partia Demokratike për t’u tubuar para Kryeministrisë mbërritën rreth orës 13, megjithëse ftesa ishte për në orën 12. Marshimi nga selia drejt godinës së qeverisë u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka. Me të mbërritur pranë tryezës së ngurtë të dialogut të vendosur nga Edi Rama, disa prej protestuesve (mes tyre edhe Sali Lusha) u ulën për të pushuar.